Pacolli nesër viziton Maqedoninë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli do të mbaje në 23 e 24 mars nje vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të homologut të tij, Gjorgji Ivanov.
Presidenti Pacolli gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin e Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me kryetarin e Kuvendit, Trajko Velanovski, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti fqinj.
Po në Shkup, Pacolli do të qëndrojë edhe në Tetovë, si dhe do të vizitojë disa kompani të rëndësishme biznesi.