E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB,KS miratoi rezolutën me sanksione të reja ndaj Iranit

Teksa 12 anëtarë të këshillit të sigurimit votuan pro, Turqia dhe Brazili, vende që janë për zgjidhje diplomatike të çështjes u thanë “jo” sanksioneve të reja, ndërsa Libani abstenoi.

Paketa që kaloi nga Këshilli i Sigurimit përfshin në listën e zezë 40 kompani dhe organizata iraniane. Ajo parashikon zgjerim edhe më shumë të embargos ndërkombëtare aktuale të armëve që zbatohet kundër Iranit si dhe mbikëqyrje të rreptë ndaj bankave iraniane.

Anijet që shkojnë e vijnë në Iran dhe që dyshohet se transportojnë ngarkesa të ndaluara do të kontrollohen në ujërat e hapura ndërkombëtare.

Teherani i cilësoi sanksionet si “një masë të gabuar” dhe deklaroi se kjo “do të komplikojë edhe më shumë situatën”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›