E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre imazhet që dominuan Lojërat Olimpike

"Dhe tani, sic e do zakoni, unë deklaroj mbylljen e Lojërave të 29-ta Olimpike dhe ftoj rininë e gjithë botës të bashkohet pas katër vitesh në Londër për të festur me ne Lojërat e 30-ta Olimpike". Pas fjalës së presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Zhak Rog, flaka olimpike në stadiumin kombëtar të Pekin, "Folea e Zogut", u shua. Por në kujtesën e të gjithëve nuk mbetën ceremonitë madhështore, por dhe 100 medaljet e fituara nga Kina, tetë medaljet e arta të fituara nga notari amerikan Majkëll Felps e deri te ajo goditje simbolike e topit nga ana Devid Bekam. "Mirë se vini në Londër". 16 ditë të mbushura me emocione, ku imazhi i ditës së fundit, nuk ishte vetëm maratona, por dhe finalja më e bukur e basketbollit e parë ndonjëherë: Shtetet e Bashkuara –Spanjë (118-107).
Tre imazhet që dominuan Lojërat Olimpike
KINA – 51 të arta, 100 medalje në total. Kinezët treguan qysh në ditën e parë se ishin ata favoritët për të fituar Olimpiadën, një ritëm që vazhdoi për 16 ditë gjatë gjithë kompeticionit. Përvec atletikës, ata fituan medalje dhe atje ku askush nuk e priste. Në "kopshtet" e tyre ata ishin të padiskutueshëm: 4 medalje të arta në pingpong, dhe 7 ndër 8 medalje në hedhje nga trampolina.
FELPS - Ulërima si e një kafshe e Majkëll Felpsit kur Xheson Lezak preku murin në stafetën 4x100m, i siguruan rekordin e botës, ar dhe mbi të gjitha më të vështirën, tetë medalje për një mbinjeriun e pishinave. Vetëm 23-vjec, Felsp është notari më i madh i të gjitha kohërave, duke vendosur shtatë rekorde botërore në "Kubin e ujit' kinez, në të cilin u vendosën 25 rekorde në total.
BOLT – Mbresat e vallëzimit të tij pas cdo gare janë ende të freskëta. Sprintieri xhamajkan Usain Bolt vendosi rekorde në 100m e 200m, e me ndihmën e bashketdhetarit të tij, Asafa Paull e dy të tjerëve të ekipit xhamajkan vendosi edhe një rekord në stafetën 4x100m. Dominim absolut, kur edhe femrat xhamajkane fituan të artat në 100m e 200m.
Tabela e medaljeve
V.Shteti Ar Ag.Br.Tot
1.Kina 51 21 28 100
2.Shtetet e Bashkura 36 38 36 110
3.Rusia 23 21 28 72
4.Britani a Madhe 19 13 15 47
5.Gjermania 16 10 15 41
6.Australia 14 15 17 46
7.Korea e Jugut 13 10 8 31
8.Japonia 9 6 10 25
9.Italia 8 10 10 28
10.Franca 7 16 17 40

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›