E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA Vllehet si perkasin asnje kombesie tjeter pervec asaj helene

Në prag të regjistrimit të popullsisë shqiptare, OMONIA nëpërmjet një deklarate ka ftuar të gjithë vllehët e qytetit të Korçës të deklarojnë pa frikë identitetin e tyre grek.

OMONIA shkon edhe më tej, duke deklaruar se vllehët nuk duhet të mashtrohen nga zërat e dyshimte të cilët duan t’i trajtojnë ata si komb më vete.

Sipas tyre, vllehët nuk duhet t’i përkasin një kombësie tjetër përveç asaj helene, pasi sipas tyre në qytetin e Korçës ka një numër të konsiderueshëm vllehsh me origjinë greke.

Procesi i regjistrimit të popullsisë përfshin plotësimin e një procesverbali me 40 pyetje ku përveç të dhënave të tjera pikë kyçë mbetet deklarimi i kombësisë.

Për qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në deklarimin e kombësisë, pasi në të kundërt, nuk do të mungojë dhe penalizimi dhe aplikimi i sanksioneve.

Anëtarë nga organizata 'OMONIA' në Korçë kanë kërkuar të jenë pjesë e anketuesve të cilët do të merren me regjistrimin e popullsisë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›