E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks, amb. SHBA e shokuar: Fjalori Rama - Berisha, turp kombëtar

TIRANE- Fjalori dhe terminologjia e fyese e përdorur nga kryeministri Berisha,  lideri i opozitës, Edi Rama të pasuara nga zyrtarët e dy kaheve të politikës në 2009 ka shokuar zyrtarët amerikanë të ambasadës. Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, një zyrtar i ambasadës amerikane raporton Departamentin Amerikan të Shtetit mbi zhvillimet në Shqipëri, situatën politike dhe ekonomike të asaj kohe.

Kabllogrami mban datën 24 dhjetor 2009. Gati 1 muaj pas seancës parlamentare ku Berisha sulmoi në mënyrën më të ashpër kreun e PS-së Edi Rama, më pas erdhën dhe kundërpërgjigjet. Fjalori i politikanëve shqiptarë përkufizohet si “një turp kombëtar”

“Në javët e fundit shtëpitë e cdo shqiptarë janë pushtuar nëpërmjet ekraneve televizive, nga një lum me tone të ashpra dhe një gjuhë e pisët që vinte nga të dy kahet e politikës. Ndodhi gradualisht, ditë pas dite, person pas personi. Filloi nga goja vetë e kryeministrit, vazhdoi me liderin e opozitës dhe u ndoq me kujdes nga ana e zyrtarëve të nivelit të lartë, në të dy anët, me udhëzime që nga lart. Tronditja me të cilën përballet cdo shqiptar, përfshi dhe stafi i ambasadës amerikan, nxiti idenë për të përmbledhur në disa fjalë, terminologjinë e pafund të përdorur. Megjithëse këto fjalë u transmetuan pa pushim për ditë me radhë, tekstshkruesi i këtyre fjalëve u trondit aq shumë nga ky proces, sa u detyrua ta ndërpriste dhe të shkruante vetëm dy paragrafe.”- shkruhet në kabllogram.

Dokumenti vazhdon më tej duke raportuar termat e përdorur nga kryeministri Berisha dhe Partia Demokratike duke iu referuar PS dhe kryetarit të saj Edi Rama.
“Do përdorim pincat e ligjit për tju hequr dhëmbët një nga një” ( dhëmbët e opozitës), mafiozë, lider i kupolës së mafias shqiptare, kokë dhi, kështjella e fundit e korrupsionit, dhunues grash.

Termat e përdorur nga Edi Rama dhe anëtarët e tjerë socialistë të cilët i referohen kryeministrit Berisha e Partisë Demokratike:
“Ne do të përdorim grushtin tonë tju thyejmë dhëmbët një për një, injorant, gënjeshtar, gjel që krye të një grumbulli plehu, Duçja shqiptar, Stalin, tiran, kloun, kryeministër pervers, gjuetar qensh I Enver Hoxhës, hajdut votash.

Për të përmbyllur kabllogramin, zyrtari amerikan preferon të vendosë një citim dhe përzgjedh thënien e Faik Konicë. “Shqipërinë e mbron fati, e ndërtojnë idealistët dhe e vrasin politikanët”
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Wikileaks, Berisha, ish-komunist hesht për hapjen e dosjeve Wikileaks, Withers në '09: Bojkoti i Ramës, pa strategji Wikileaks, Në '09, qeveria vonoi kartat biometrike për të penguar zgjedhjet Wikileaks, SHBA të shqetësuar për lidhjet e PD me zyrtarët nën hetim KLIKO KETU PER TE LEXUAR TE GJITHA SHKRIMET MBI WIKILEAKS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›