E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qyteti Studenti po behet gati kete vit pret 6.200 studente nga gjithe vendi

Qyteti “Studenti” në Tiranë është duke bërë përgatitjet e fundit për t’u siguruar banorëve të tij komoditetin e duhur për të rrugëtuar drejt dijes dhe shkencës.

Ky vit i ri akademik do të prese 6 mijë e 200 studentë nga e gjithë Shqipëria, nga të cilët 1 mijë e 600 studentë janë të rinj në vitin e parë.
Drejtori i qytezës, Bujar Brovina, i siguron studentët se tarifa e regjistrimit nuk ka ndryshuar, ata paguajnë 40 mijë lekë në vit, ose më pak se 1 euro në ditë.

Këtë vit do të ndërrohen pothuajse të gjithë shtrojet në afro 30 bujtinat e Qytetit “Studenti”.

Për herë të parë në dhoma do të vendosen lavamanët si dhe do të jenë të pajisura me etazherë dhe orendi të reja.

Drejtori Brovina i garanton studentet se do të kenë ujë dhe drita 24 orë.

Rendësi të veçantë po i kushtohet edhe kujdesit për të rritur cilësinë e ambienteve të studimit, sallave të internetit i cili do të ofrohet falas, si dhe të ambienteve të gjelbra.

Përveç kushteve bashkëkohore në ambientet e brendshme të bujtinave, drejtori Brovina, i siguron studentët për qetësinë dhe sigurinë maksimale në të gjithë ambientet e qytezës studentore.

Për herë të pare, stafi drejtues i këtij qyteti është optimist për mbështetjen që do t’i japë Bashkia e Tiranës për pastrim dhe rrugë të reja, sepse asnjëherë më parë bashkia nuk ka investuar në këtë fushë.

Te gjitha punimet dhe rregullimet që po kryen në Qytetin “Studenti” priten të përfundojnë para fillimit të viti të ri akademik.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›