E Shtunë, 31 Tetor 2026

OMONIA në skanerin e policisë, hetohet skandali i vizave greke

24/03/2010 Blutë e Korçës nisin hetimet

KORÇË- Seksioni i Antikrimit Ekonomik në policinë e Korçës ka nisur një hetim në lidhje me skandalin e vizave me pagesë që premtoheshin nga drejtuesit lokalë të organizatës së minoritetit grek, OMONIA. Burimet policore thanë se pak orë pas padive edhe Prokuroria ka marrë në dorë materialet dhe një hetim do nisë edhe nga organi i akuzës. Ndërkohë mëngjesin e së martës në dyert e OMONIA-s në Korçë janë dyndur disa dhjetëra qytetarë të ndryshëm, të cilët kanë kërkuar t’ju kthehen paratë për dokumentet e premtuara. Dy ditë më parë në zyrat lokale të OMONIA-s ndodhi një përplasje fizike, e cila erdhi pas kërkesës së konsullit grek të Korçës për të shkarkuar kryetarin e OMONIA-s. Konsulli ka akuzuar drejtuesit lokalë, të cilët sipas tij kanë tentuar të sigurojnë viza për njerëz të kërkuar nga Interpoli, paraqesin dokumente false apo kanë marrë para për shërbime të ndryshme. Akuzat konsulli i ka paraqitur edhe në një letër drejtuar OMONIA-s ku kërkonte shkarkimin e drejtuesve lokalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›