Ulja e borxhit, në shënjestër të Ministrisë së Financave
24/03/2010 Qeveria shqiptare ka filluar një politikë të reduktimit gradual të borxhit dhe deficitit
Për të parandaluar efektet e krizës në Greqi, Bode kërkon rritje të kontrollit mbi bankat
Ministri i Financave, Ridvan Bode, bëri apel dje se për një sistem makroekonomik të shëndetshëm, ekonomia shqiptare ka nevojë për kreditim. Deklarata e ministrit Bode u bë gjatë një takimi për sistemin bankar mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Evropën Juglindore me temën “Financat e Përgjegjshme”, ku Bode theksoi se duhet një borxh më i ulët publik dhe për këtë qeveria nga viti 2010 ka ndjekur vazhdimisht një politikë më të kujdesshme makroekonomike. Për këtë Bode theksoi se qeveria po bisedon këto kohë dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) rreth politikave fiskale. “Ne kemi filluar një politikë të reduktimit gradual të borxhit dhe deficitit edhe pse jemi në parametra krahasimisht më mirë në krahasim me vendet e tjera. Ne mendojmë se për një zhvillim dhe për një mbështetje më të qëndrueshme dhe më të mirë për ekonominë e vendit do kërkoheshin ritme ose nivele më të ulëta të borxhit publik dhe kjo përmes uljes graduale të deficitit të vendit”, theksoi Bode. Nga ana tjetër duke pasur parasysh krizën financiare që ka mbërthyer Greqinë, ministri i Financave bëri apel për një mbikëqyrje më të rreptë bankare. E nëse ekonomia ia doli relativisht mirë nga efektet e krizës ekonomike globale, ajo që mund të thuhet është se nuk ka garanci që në një të ardhme, efektet e krizës në rajon të mbërrijnë në Shqipëri. Ndaj ministri Bode i kërkoi sot Bankës së Shqipërisë që të rrisë kontrollin mbi sistemin bankar. “Edhe pse sistemi ynë bankar përballoi me sukses efektet e krizës, nuk ka garanci që në rast të një precipitimi të situatës financiare në rajon efektet të mbërrijnë në vendin tonë. Ne nuk jemi më një vend i izoluar”, - shprehet Bode. Gjatë fjalës së tij ministri u ndal edhe në përkeqësimin e bilanceve që disa prej bankave kanë pësuar. Sipas tij, jo të gjitha portofolet e kredive janë të shëndetshme, disa prej tyre janë përkeqësuar, pasi një sërë biznesesh kanë hasur vështirësi në aktivitetin e tyre ekonomik. “Por është e rëndësishme, theksoi ai, që të përcaktohet qartë se çfarë kredish nuk mund të kthehen më dhe sa prej tyre duhen ristrukturuar për t’u zgjatur në kohë, me qëllim për t’i dhënë më shumë hapësirë biznesit”.