OMONIA thirrje vllehëve: Nuk kanë kombësi tjetër, përveç asaj helene
KORCE- Në prag të regjistrimit të popullsisë shqiptare, OMONIA nëpërmjet një deklarate ka ftuar të gjithë vllehët e qytetit të Korçës të deklarojnë pa frikë identitetin e tyre grek. OMONIA shkon edhe më tej, duke deklaruar se vllehët nuk duhet të mashtrohen nga zërat e dyshimtë, të cilët duan t'i trajtojnë ata si komb më vete. Sipas tyre, vllehët nuk duhet t'i përkasin një kombësie tjetër përveç asaj helene, pasi sipas tyre në qytetin e Korçës ka një numër të konsiderueshëm vllehësh me origjinë greke.
Procesi i regjistrimit të popullsisë përfshin plotësimin e një procesverbali me 40 pyetje ku, përveç të dhënave të tjera pikë kyçë mbetet deklarimi i kombësisë. Për qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm në deklarimin e kombësisë, pasi në të kundërt, nuk do të mungojë dhe penalizimi dhe aplikimi i sanksioneve. Anëtarë nga organizata 'OMONIA' në Korçë kanë kërkuar të jenë pjesë e anketuesve të cilët do të merren me regjistrimin e popullsisë. Qeveria ka ngritur grupet e punës për fillimin nga puna të regjistrimit të popullsisë në të gjitha rrethet e vendit. Kryeministri Sali Berisha ka pohuar se, ky proces do të mbyllet brenda një muaji ndërsa ka sulmuar ashpër kritikët e regjistrimit të popullsisë. Ai ka akuzuar se pas "Aleancës Kuq e Zi" fshihet Presidenti i Republikës për të cilën është shprehur se, po tenton të krijojë parti të re me qëllim përçarjen e maxhorancës së qeverisë.
Berisha i ka quajtur antikombëtar dhe që punojnë për interesat e tyre të ngushta kundërshtuesit e regjistrimit të popullsisë duke shtuar se ata kanë mandatkëputurit, ndaj e sulmojnë nismën e qeverisë. Por pavarësisht akuzave të kryeministrit të vendit, "Aleanca Kuq e Zi" vazhdon të kundërshtojë regjistrimin e popullsisë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)