E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetues amerikan për akuzat e Dick Martit

Prokurori amerikan do te njihet me hetimet e deritanishme, te cilat janë zhvilluar nga hetuesit e EULEX-it qe prej 27 janarit te këtij viti. Kjo Task Force e përberë nga te paktën 40 hetues, heton ne mënyrë te hollësishme te gjitha faktet qe Marti ka ngritur ne raportin e tij te miratuar nga Këshilli i Evropës. Akuzat ngrihen kryesisht për periudhën gjate dhe pas luftës ne Kosove dhe përfshijnë edhe kryeministrin aktual te Kosovës, Hashim Thaçin. Pala serbe ka bere një seri kërkesash qe këto hetime te zhvillohen nga Kombet e Bashkuara, por kërkesa ato janë rrezuar nga Këshilli i Sigurimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›