E Shtunë, 31 Tetor 2026

O’Nill shfryn topin, lamtumirë NBA

Shakill O’Nill ka njoftuar tërheqjen e tij nga NBA, pas një karriere prej gati dy dekadash në kampionatin më të famshëm të basketbollit botëror. O’Nill cilësohet si një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së basketbollit, ndërsa vendimin e tij për t’i thënë lamtumirë parketit e ka publikuar me anë të një video në rrjetin social Tëeter. Basketbollisti amerikan ia ka postuar videon një mikeshe të tij, duke u shprehur se kishte ardhur koha të tërhiqej nga sporti i luajtur pas 19 vjetësh karriere profesioniste të shkëlqyer. O’Nill , i cili ka fituar katër tituj kampion në NBA, ka luajtur për pesë skuadrat më të mëdha të mëdha të basketbollit amerikan si Orlando Mexhik, Kliveland Kavaliers, Feniks Suns, Los Anxheles Lejkërs, Majami Hit dhe në fund Boston Sëlltiks. Tre nga këto tituj ish-qëndra e kombëtares amerikane i ka fituar me Lejkërs, ndërsa të katërtin me skuadrën e Majemit në vitin 2006. Shakill O’Nill mban vendin e shtatë në renditjen e shënuesëve më të mirë në historinë e NBA me 28,596, ndërsa i 13-të sa i përket lojës efektive poshtë tabelës me 13,099 ribaunds. Në karrierën e tij si profesionist, e cila nisi me Orlando Mexhik në vitin 1991, O’Nill ka një mesatare të frikshme me 23.7 pikë dhe 10.9 ribaund për ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›