Zgjedhja e presidentit, Nano takon sot Shpëtim Idrizin, kërkon mbështetje

Fatos Nano
Kandidati i ardhshëm për president Fatos Nano , rifillon takimet e paralajmëruara me krerët e partive parlamentare.
Pas takimit me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama, liderin e LSI-së Ilir Meta dhe ambasadorin amerikan Arvizu, ish-kryeministri Nano pritet të zhvillojë sot rreth mesditës një takim me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Sot Nano do të takohet rreth orës 12:00 me Shpëtim Idrizin, të cilit do t`i kërkojë mbështetjen për të qenë në garë për postin e kreut të ri të shtetit.
Më herët, ish-kreu i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano është takuar edhe me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, kryetarin e PS-së Edi Rama ndërsa pritet të takohet me kryeministrin Sali Berisha, kreun e PBDNJ-it Vangjel Dule si dhe me kreun e PR-së, Fatmir Mediu.
Pasi vetë shpalli kandidaturën për postin e Presidentit, Nano deklaroi se do të zhvillonte takime të ndara me të gjithë krerët e partive parlamentare, për të siguruar mbështetje. /E.L/