E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC, ndihme Shqiperise ne infrastrukturen rurale

Kryeministri Berisha zhvilloi dje ne Davos nje takim me Sekretarin e Pergjithshem te OPEC-ut, Abdalla El-Badri. Ai shprehu mirenjohjen per ndihmen e pervitshme qe Fondi OPEC i ka dhene Shqiperise ne fusha te ndryshme zhvillimi, vecanerisht ne modernizimin e infrastruktures dhe ne disa projekte te tjera, per permiresimin e jeteses se popullates. Po keshtu Berisha kerkoi ndihmen dhe mbeshtetjen e Fondit OPEC per projektet ne zonat rurale. El-Badri vleresoi rezultatet e arritura nga qeveria shqiptare permes reformave dhe e siguroi kryeministrin Berisha, se Fondi OPEC do ta zgjeroje akoma dhe me shume ndihmen financiare per Shqiperine. Ai e garantoi kryeministrin se Fondi OPEC dhe ai vete personalisht, do te ndihmojne qeverine shqiptare. Kryeministri Berisha zhvilloi dhe nje takim dhe me Drejtorin e Institutit per Qeverisje te Mire dhe Luften Kunder Korrupsionit te Organizates per Bashkepunim Ekonomik dhe Zhvillim, Peith, ne kuader te pjesemarrjes se tij ne Forumin e Davosit. Berisha dhe Peith diskutuan kryesisht per mundesite e zgjerimit te bashkepunimit ne luften kunder korrupsionit, pastrimit te parave dhe krimit ekonomik nderkombetar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›