G99, nga dje parti politike
G99 do t'u shtohet qe prej dites se djeshme radhes se gjate te partive politike. Ky grupim, qe drejtohet nga Erion Veliaj, mori dje zyrtarisht formen e nje partie politike, per te qene gati per garen e 28 qershorit 2009. Veliaj kishte njoftuar qe me pare per kthimin e levizjes G99 ne nje parti politike, ne menyre qe ne keto zgjedhje te qershorit 2009, sipas Kodit te ri Zgjedhor, te kete mundesi te garoje "per t'i dhene fund tranzicionit, per te sjelle me te mirat ne sherbim te publikut dhe per te dhene kontributin tone ne demokratizimin e demokracise". Te gjithe anetaret e Asamblese se G99 firmosen, ne hotel "Tirana International", themelimin e G99. Dokumenti me firmat, se bashku me statutin e partise do te dergohen per regjistrim ne Gjykaten e Tiranes. Veliaj ka sqaruar se kjo parti nuk do te beje aleanca me politikanet e vjeter, por do te afroje rreth saj shume te rinj, te cilet mund te ndryshojne vendin dhe te ringjallin shpresen dhe besimin e humbur tek shqiptaret.