E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC, ne dhjetor vendos per shkurtimin e prodhimit

OPEC-u do te vendose ne dhjetor per nje zvogelim te mundshem te prodhimit te naftes.

Lajmin e ka bere te ditur ne nje konference per shtyp presidenti i organizates Chakib Khelil, i cili theksoi se eshte shume shpejt per te vendosur se pakesimi i prodhimit i bere ne tetor do te mjaftoje per te rritur cmimin e “arit te zi”.

“Nuk e dime nese mjafton, sepse shume vende prodhuese nuk e kane reduktuar prodhimin. Do ta dime pas nje ose dy muajsh”, eshte shprehur Khelil.

Objektivi i OPEC-ut, sipas tij, “eshte arritja e nje cmimi mes 70 dhe 90 dollareve per fuci”.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›