E Shtunë, 31 Tetor 2026

OPEC, përgatitje për takim të jashtëzakonshëm

Teheran - Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Vendeve Eksportuese të naftës (OPEK), Mohammad Ali Khatibi, deklaroi se katërshja do të organizojë në muajin shkurt një takim të jashtëzakonshëm në Kuvajt. Lajmi ëhstë bërë i ditur përmes një deklarate të bërë publike në faqen zyrtare të internetit të televizionit shtetëror. Sipas tij, ''Ky takim i OPEK-ut është parashikuar të zhvillohet muajin e ardhshëm, por nuk është fiksuar data''. Çmimi i naftës njohu një ulje të madhe muajt e fundit. Nga dita e sotme çmimi i naftës pësoi një ngritje për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme ndërkohë që Izraeli vazhdon ofensivën në Rripin e Gazës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›