Siri, protesta kundër sulmeve izraelite në Gaza
Damask - Sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës janë protestuar sot edhe në Siri. Qindra sirianë manifestuan në Damask kundër ofensivës izraelite në Rripin e Gazës dhe shprehën zemërimin duke djegur portrete të kryeministrit izraelit, Ehud Olmert dhe të presidentit amerikan, George W. Bush, njoftoi një gazetar i AFP-së.
Manifestuesit dogjën disa flamuj amerikanë dhe izraelitë si dhe disa portrete të presidentit Bush, të kreyministrit izraelit dhe të ministres së Jashtme izraelite, Tzipi Livno. "Sakrifikohemi me shpirt dhe me gjak për ty, Palestinë", thërrisnin disa manifestues, të mbledhur pas disa arkivoleve me mbishkrimet "regjimet arabe të moderuara dhe komplotuese", "entiteti sionist racist: Izraeli", "Këshilli i Sigurimit të OKB-së", citon AFP.