E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të fuqishme në Siri kundër sulmeve izraelite

Damask Mijëra persona kanë demonstruar sot në Damask të Sirisë, kundër sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe shprehën zemërimin duke djegur portrete të kryeministrit izraelit, Ehud Olmert dhe të presidentit amerikan, George W. Bush, njoftoi një gazetar i AFP-së. Manifestuesit të cilën mbanin flamuj palestinezë, sirianë, të lëvizjeve palestineze Hamas dhe të Hezbollahut libanez, dogjën disa flamuj amerikanë dhe izraelitë si dhe disa portrete të presidentit Bush dhe të ministres së Jashtme izraelite, Tzipi Livno.

"Sakrifikohemi me shpirt dhe me gjak për ty, Palestinë", thërrisnin disa manifestues, të mbledhur pas disa arkivoleve me mbishkrimet "regjimet arabe të moderuara dhe komplotuese", "entiteti sionist racist: Izraeli", "Këshilli i Sigurimit të OKB-së". Disa manifestues hidhnin sllogane kundër Egjiptit dhe Jordanisë, dy vende arabe që kanë nëshkruar marrëveshje paqeje me shtetin hebre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›