OPEC, refuzoi uljen e prodhimit të naftës
Vjenë - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, refuzoi propozimin lidhur me pakësimin e prodhimit për rritjen e çmimit të naftës. Ministrat e OPEC-ut, në mbledhjen që zhvilluan në Vjenë, në vend të pakësimit të prodhimit vendosën të bindin vendet që prodhojnë mbi kuotën e përcaktuar.
Përpara vendimit ekzistonin shqetësimet se OPEC-u do të ulte prodhimin dhe kjo të shkaktonte përkeqësimin edhe më shumë të ekonomisë botërore që aktualisht ndodhet në stanjacion.
Mësohet se 11 nga vendet anëtare të OPEC-ut vazhdojnë të prodhojnë naftë sipër kuotës dhe se kjo kuotë është 21% më shumë se prodhimi i parashikuar i naftës.
Ndërkohë që objektivi i OPEC-ut është 75-80 dollarë për një fuçi naftë, aktualisht çmimi varion rreth 45 dollarëve.