Der Spiegel, kritikon ashpër Greko-Qipriotët
Berlin - Pasi thekson se në tekstet e librave mësimor të pjesës greke të Qipros vazhdojnë të zënë vend paragjykimet në lidhje me turqit, revista mbron mendimin se "në terma të përgjithshëm", procesi i paqes në Qipro nuk ka treguar progres. Në vlerësimin që i bën negociatave të reja të filluara në Qipro, revista rikujton se në vitin 2004 Republika Turke e Qipros së Veriut ka bërë rregullime në tekstet e librave shkollorë.
Megjithatë, vë në dukje Der Spiegel, shovinistët, mësuesit dhe kryepeshkopi i pjesës greko-qipriote dolën fuqimisht kundër ndryshimit të shprehjeve raciste dhe paragjykimeve ndaj turqve në tekstet e librave shkollorë.
Revista gjermane Der Spiegel citon Ministrin e Arsimit të Udhëheqjes Greko-Qipriote të ketë theksuar se në ndarjen e Ishullit kanë faj edhe grekët e Qipros përkrahës të dhunës dhe rikujton se ky i fundit ka grumbulluar mjaft reagime për shkak të dëshirës së tij për të ndryshuar librat shkollorë.