Kodi Zgjedhor, LSI propozon amendamentet
Tiranë - Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar disa amendamente për Kodin Zgjedhor. Kështu, Neni 14 ku thuhet se zgjedhja e anëtarëve të KQZ, nga Kuvendi i Shqipërisë të bëhet sipas kësaj procedure:
a) Tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë, e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë, e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare. b) Kandidaturat e propozuara i paraqiten Kuvendit për miratim. Ndërsa votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ sipas këtij neni zhvillohet në një ditë të vetme.
Ndërsa në pikën, “Renditja e partive sipas përcaktimeve të këtij neni, bëhet mbi bazën e numrit të mandateve që ka fituar partia politike në zgjedhjet pararendëse për Kuvend”.
Një tjetër nen i propozuar për ndryshim nga LSI-ja, është ai 29, për përbërjen e KZAZ-së. Në pikën 1, fjalia e parë e germës “a” të ndryshojë si më poshtë:
1. KZAZ përbëhet nga 7 anëtarë dhe sekretari, të cilët emërohen nga KQZ sipas procedurës së mëposhtme:
a) tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia, e dytë dhe e tretë e shumicës parlamentare dhe tre anëtarë propozohen përkatësisht nga partia e parë, e dytë dhe e tretë e opozitës parlamentare...
Kjo mënyrë e zgjedhjes së anëtarëve të KZAZ-ve të respektohet dhe për zgjedhjen e anëtarëve të KQV-ve dhe GNV, duke respektuar ndryshimet në nenet 36 dhe 95/2 të këtij Kodi.
Gjithashtu, LSI-ja ka propozuar edhe ndryshimin e nenit 163, për ndarjen e mandateve brenda koalicionit
Pika 2 e këtij neni të ndryshojë si më poshtë: “Numri i votave të vlefshme të secilës parti, pjesëtohet në mënyrë të vazhdueshme me numra natyrorë të njëpasnjëshëm të quajtur pjesëtues, duke filluar me numrin 1 dhe duke përfunduar me numrin natyror që i korrespondon dyfishin të numrit të mandateve që shpërndahen në zonën zgjedhore përkatëse. Në rast se herësi që përfitohet nga pjesëtimi është një numër me mbetje dhjetore, si herës merret numri i plotë më i afërt”.