Gushti, muaji më vdekjeprurës për amerikanët në Afganistan
Muaji gusht ka
shënuar një nga
rekordet më negativë
dhe më të përgjakshëm
për ushtrinë
amerikane që ndodhet
në Afganistan. Sipas
të dhënave, ai konsiderohet
si më vdekjeprurësi
për trupat
amerikane në vendin
aziatik që nga fi llimi i
luftës në këtë vend në
vitin 2001. Viktima e
fundit ishte një ushtar
që humbi jetën nga
një bombë. Kjo vrasje
e çon në 45 numrin e
amerikanëve të vrarë
në Afganistan gjatë
këtij muaji. Në korrik ai
ishte 44. Aktualisht në
këtë vend ndodhen 60
mijë trupa amerikanë
që po përballen me
kryengritësit vendas
të udhëhequr nga talebanët.
Ata janë pjesë
e strategjisë së re të
Presidentit Obama
për të ndryshuar situatën
në Afganistan.
Ky numër ka të bëjë
me rritjen e rasteve
të dhunës, si pasojë e
zgjedhjeve presidenciale
në Afganistan, që
u mbajtën para disa
ditësh. Këto zgjedhje
pretendohen se janë
fituar nga Presidenti
aktual, Karzai, i cili ka
pasur një debat të ashpër
me të dërguarin
e posaçëm të amerikanëve
në Afganistan
dhe Pakistan, Hollbruk,
që ka vënë në dyshim
fitoren e zgjedhjeve
dhe ka bërë thirrje
për një përsëritje të
mundshme të tyre për
shkak të parregullsive
në procesin e votimit.
Ndërkaq, rezultatet
përfundimtare dhe
zyrtare të zgjedhjeve
do të dalin vetëm në
shtator.
shënuar një nga
rekordet më negativë
dhe më të përgjakshëm
për ushtrinë
amerikane që ndodhet
në Afganistan. Sipas
të dhënave, ai konsiderohet
si më vdekjeprurësi
për trupat
amerikane në vendin
aziatik që nga fi llimi i
luftës në këtë vend në
vitin 2001. Viktima e
fundit ishte një ushtar
që humbi jetën nga
një bombë. Kjo vrasje
e çon në 45 numrin e
amerikanëve të vrarë
në Afganistan gjatë
këtij muaji. Në korrik ai
ishte 44. Aktualisht në
këtë vend ndodhen 60
mijë trupa amerikanë
që po përballen me
kryengritësit vendas
të udhëhequr nga talebanët.
Ata janë pjesë
e strategjisë së re të
Presidentit Obama
për të ndryshuar situatën
në Afganistan.
Ky numër ka të bëjë
me rritjen e rasteve
të dhunës, si pasojë e
zgjedhjeve presidenciale
në Afganistan, që
u mbajtën para disa
ditësh. Këto zgjedhje
pretendohen se janë
fituar nga Presidenti
aktual, Karzai, i cili ka
pasur një debat të ashpër
me të dërguarin
e posaçëm të amerikanëve
në Afganistan
dhe Pakistan, Hollbruk,
që ka vënë në dyshim
fitoren e zgjedhjeve
dhe ka bërë thirrje
për një përsëritje të
mundshme të tyre për
shkak të parregullsive
në procesin e votimit.
Ndërkaq, rezultatet
përfundimtare dhe
zyrtare të zgjedhjeve
do të dalin vetëm në
shtator.