E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e përgjonte Niksoni, Ted Kenedin, për ta kapur "me presh në dorë"

Ted Kenedi, senatori amerikan
që ndërroi jetë të martën, e
kishte inatosur aq shumë Riçard
Niksonin, sa ky i fundit për ta
eliminuar atë politikisht kishte
organizuar një ndjekje të posaçme
të senatorit, për ta kapur
"me presh në dorë", pra duke
tradhtuar bashkëshorten. Kjo
ka dalë sipas transkriptimeve të
bisedave që Nikson ka zhvilluar
në Zyrën Ovale me ndihmësin e
tij. Niksoni, i cili ka regjistruar në
fshehtësi 3700 orë bisedime nga
shkurti i vitit 1971 e deri në korrik
të vitit 1973, nuk e ka fshehur
zhgënjimin kur i kanë raportuar
se senatori i Masaçusetsit është
"shumë i pastër". "Ne duhet ta
ndjekim atë", thotë Nikson në
një regjistrim të 8 shtatorit të
vitit 1971, një nga shumë biseda,
gjatë së cilave Nikson i frikësuar
nga Kenedi për zgjedhjet e ardhshme
të vitit 1972, kërkon që
të gjejë për senatorin materiale
për ta dëmtuar. Nikson mësohet
të ketë thënë se gjatë fushatës
presidenciale do t‘i jepte senatorit
dy truproja për ta ruajtur
nga ndonjë atentat i mundshëm,
duke qenë se dy vëllezërit e
tij më të mëdhenj ishin vrarë
pikërisht nga atentate të tilla.
Ndërkohë, pikërisht këta truproja
ai i përdori për ta përgjuar Tedin.
"A ke ndokënd në shërbimin
sekret që të mund ta bëjë këtë
detyrë?", i kish thënë Nikson
ndihmësit të tij gjatë njërës prej
bisedave të zhvilluara mes tyre.
"Po, po, kemi disa të tillë", i është
përgjigjur ndihmësi kërkesës
për dy truprojat. "Ok, atëherë
vërini pas dy djem, sepse mund
të na duhen", ka thënë Nikson.
Në atë kohë, Kenedi nuk ishte
ende kandidat presidencial për
zgjedhjet e vitit 1972, por kishte
frikë se mos e qëllonin senatorin.
"E kupton se ku qëndron problemi?
Nëse ai bir kurve qëllohet
si vëllezërit, do të më thonë se
nuk e mbrojta, ndaj le t‘ia vëmë
truprojat", ka thënë Presidenti
Nikson. Regjistrimet dhe disa nga
transkriptimet e bisedave sekrete
të Niksonit janë aktualisht edhe
online. Niksoni ishte ndërkohë
në qendër të skandalit "Watergate",
që i shkaktoi edhe fundin
e parakohshëm të Presidencës.
Ai ishte një prej skandaleve më të
mëdha të përgjimeve të të gjitha
kohërave. Duke qenë se Tedi
kishte një nam prej qejfl iu femrash,
Nikson ishte i bindur se po
ta kapte Kenedin në gabim, do ta
kishte në dorë. Por informatat që
ai mori nga truprojat nuk sollën
asnjë "shkelje fl agrante" nga ana
e Kenedit. Kështu, në një transkriptim
kemi Niksonin që pyet
ndihmësin: "Kemi ndonjë gjë të
re"? Dhe ndihmësi që i përgjigjet:
"Jo, Jo. Asgjë. Ai është shumë i
pastër. Ne e pamë gjatë një udhëtimi
në Havai, në shtëpinë e një
mikut të tij. Ted ishte i survejuar
gjatë gjithë kohës dhe nuk bëri
asnjë veprim të gabuar". "Ok, po
ju vazhdoni ta mbikëqyrni", ia
ktheu Nikson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›