E Diel, 1 Nëntor 2026

Sonte jam vetëm, kur njeriu nuk i shpëton dot vetmisë në Teatrin e Metropolit

Në Teatrin e Metropolit mbrëmë u shfaq pjesa teatrore "Sonte jam vetëm". Për interpretim në këtë vepër regjisori ka zgjedhur dy aktorë të rinj si Niada Saliasi dhe Ilir Tafa. Pjesa do të vijë dhe në datat 21, 27 dhe 28 shkurt, ora 20.00. I konfirmuar në Kosovë si aktor karriere, Enver Petrovci ka qenë i pranishëm për publikun shqiptar vetëm vitet e fundit. E kemi parë të angazhuar në disa shfaqje teatrale, por edhe në jo pak role filmike. Këtë herë në Tiranë vjen si

regjisor dhe do të prezantohet me dramaturgun e njohur francez, Andre-Pol Antoan (1892-1982) dhe veprën e tij dramatike "Sonte jam vetëm". Në këtë dramë bëhet fjalë për një aktore shumë të bukur, 26 vjeçare, e martuar me një doktor (psikiatër), por ajo nuk është aspak e kënaqur me të, të cilin e ka denoncuar para tri ditësh në polici dhe tashmë ai gjendet në burg. Një natë ajo është e vetme në shtëpinë e saj luksoze, është shumë e vetmuar, e mërzitur, e frikësuar, bisedon me një shoqe të saj në telefon, e cila mundohet disi ta qetësojë dhe ti gjejë dikë që ti bëj shoqëri. Dramaturgu, skenaristi dhe regjisori i njohur francez Andre-Pol Antoan, duke lëruar zhanre të ndryshme të prezantimit të premisave të tij artistike, i nisur nga teatri dramatik dhe ai muzikor për të arritur tek filmi, e ndoqi shtegun e pafund drejt zbërthimit të enigmës së pa zbërthyer të jetës njerëzore, bërthamën e pyetjes jetike: Si të kalohet nata? Për ta zbërthyer këtë enigmë janë shkruar romane, drama, janë bërë opera dhe filma. Në rastin e shfaqjes Sonte jam vetëm ne ballafaqohemi me njerëz të cilët, sado që duket se nuk dinë çfarë bëjnë ata, janë të vetëdijshëm se ajo që bëjnë nuk është në rregull por, ata duan të bëjnë diçka, përndryshe po u gjunjëzuan para atyre sfidave atëherë do të ishin të humbur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›