E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE- ODIHR: Garë e egër për zgjedhjet e 2013-s

OSBE-ODIHR publikoi sot raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë raport thuhet se, zgjedhjet në Shqipëri po përgatiten në një mjedis të politizuar skajshëm nga dy partitë më të mëdha në vend.

“Ambienti politik parazgjedhor është i tensionuar si rezultat i konfliktit të tej zgjatur mes dy partive kryesore, konflikt që mund të ketë ndikim negative në procesin zgjedhor në muajin qershor”, theksohet në raport.

Raporti i OSBE-ODIHR shpreh shqetësimin edhe lidhur me rolin e Komisionit Qendror të zgjedhjeve (KQZ), shkruan Ina.

“Shqetësim për aftësinë e KQZ-së për vendosur për dy çështjet kryesore, siç janë përcaktimi i zonave zgjedhore dhe mënyra e shpërndarjes së mandateve”, thuhet mes tjerash në raport.

Propozimi i kryeministrit Berisha për uljen e moshës së votuesve nuk është praktikë e mirë, thekson raporti.

OSBE-ODIHR shpreh gatishmërinë për të mbuluar të gjitha etapat e procesit zgjedhor, me theks të veçantë në vëzhgimin e numërimit të votave dhe tabulimin e rezultateve./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›