E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 70 vjeçari, kryente marrëdhënie me një të mitur

Një rast tjetër pedofilie është shënuar ditën e sotme në qytetin e Divjakës. Një i moshuar është arrestuar në flagrancë, duke abuzuar seksualisht me një djalë të mitur.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se 70-vjeçari po kryente marrëdhënie me një 15-vjeçar, dhe të dy këta persona kishin ardhur nga Librazhdi.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 70-vjeçarit dhe të miturit, por policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Ky nuk është rasti parë i pedofilisë i shënuar kohët e fundit në vendin tonë. Vetëm para dy javësh u shënua dy raste të tjera pedofilie në kryeqytet, ku dy të moshuar kishin tentuar të kryenin marrëdhënie seksuale me dy djem të mitur.

Monstrat që tronditën opinionin publik

Ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik është rasti i pedofilit nga Librazhdi Ardian Prrenjasi, i cili jo vetëm abuzoi me një fëmijë të mitur por edhe e vrau. Ende vijojë kërkimet për gjetjen e trupit të vogëlushit, por deri tani asgjë s’ka dalë në dritë.

Ka qenë zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, ku u zbulua edhe fundi tragjik i të miturit Julian Çela, një histori dhune e pedofilie shkaktuar nga 45-vjeçari Ardian Prrenjasi. Ky i fundit pranoi në datë 17 shkurt të këtij viti në polici se ai ishte vrasësi i 11-vjeçarit, djalit të nëndrejtorit të SHISH, cili ishte zhdukur prej 30 nëntorit të viti 2012.

Prrenjasi ka treguar në polici se e kishte afruar Julianin me pretekstin për të blerë cigare. Pas rrëmbimit fëmija kishte filluar të bërtiste, dhe për këtë ai e vrau. Nga dëshmia që ka dhënë në polici 45-vjeçari mësohet se pasi e ka vrarë Julianin, Ardian Prrenjasi e ka mbështjellë me batanije dhe e ka hedhur në kazanin e mbeturinave të lagjes ku banon dhe ka pritur deri në momentin kur kamioni i plehrave ka bërë pastrimin e kazanëve duke marrë me vete dhe trupin e vdekur të Julianit për ta hedhur në vendgrumbullimin e plehrave në zonën e Sharrës në periferi të Tiranës. Fëmija 11-vjeçar Julian Çela jetonte në të njëjtën zonë, jo më shumë se 200 m larg rrëmbyesit. Kurse fëmija 10-vjeçar me inicialet A. C. i shpëtuar nga policia falë denoncimit të fqinjëve, jetonte përballë tij. Burimet konfidenciale dhe ato zyrtare nga policia e Tiranës thanë se në banesë janë gjetur gjurmë gjaku, qe mendohet se janë të vogëlushit Çela, një litar dhe një thikë. Krimi mund të ketë ndodhur në banjën e apartamentit dhe atje deri dje monstra ka mbajtur të rrëmbyer një tjetër fëmijë 10-vjeçar.

Ndërkohë, mesditën datës 17 shkurt, fatmirësisht është gjetur gjallë dhe shpëtuar nga policia në Laprakë, 10-vjeçar i A. C. i rrëmbyer prej këtij pedofili që prej pasdites së të shtunës. Ai u gjend nga policia në banesën e marrë me qira prej Ardian Prrenjasit. Por rrëmbimi dhe vrasja e Julian Çelës dhe rrëmbimi djalit 10-vjeçar, i cili u gjet dje në banesën e tij nuk janë rastet e vetme të pedofilisë të Ardian Prrenjasit. Në 2008, 45-vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i përfundimtar iu dha 60 mijë lekë gjobë.

Gjatë këtyre ditëve të tjera fakte tronditëse janë zbuluar në lidhje me pedofilin Ardian Prrenjasit, ku në arshivat e policisë së Librazhdit Ardian Prrenjasi është regjistruar në 2004 si person që ka rrëmbyer 2 fëmijë në fshatrat e këtij qyteti.

Fëmijët e rrëmbyer para 9 vitesh nga Prrenjasi janë shpëtuar nga policia. Për dy rastet e veçuara të rrëmbimit monstra është dënuar me gjobë. 45-vjeçari Ardian Prrenjasi jetonte në Librazhd në vitin 2004.

Ndërsa para 1 muaji një tjetër rast pedofilie, ku pak ditë më parë prindërit e një të miture, në Tiranë kanë denoncuar në polici një 40-vjeçar, me pretendimin se ka kryer veprime të turpshme me vajzën e tyre.

Nisur nga padia e tyre, policia është vënë në kërkim të shtetasit Avni Bajraktari rreth 40 vjeç, banues në Qesarakë në Komunën Dajt, i cili dyshohet për abuzime me të mitur.

Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes, por mësohet se vajza është ngacmuar seksualisht nga 40-vjeçari në fillim të muajit mars në zonën e Qesarakës. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›