E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Bojkoti i PS i kushtoi 2 vjet vendit Rozeta Rapushi

Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Eugen Uollfarth, kritikoi dje bojkotin e zgjatur te opozites, qe, sipas tij, i kushtoi vendit dy vjet. Pas nje fjalimi te mbajtur ne Fakultetin e Drejtesise, me rastin e dites nderkombetare kunder korrupsionit, Uollfarth nuk la pa bere edhe komentet mbi situaten aktuale politike, bisedimet, por pa harruar edhe bojkotin e gjate te opozites ne institucione. "Bojkoti i opozites, i kushtoi dy vjet vendit. Tashme, jemi ne kushtet ku Parlamenti po funksionon. Parlamenti duhet te punoje per ligjet me 3/5-at dhe per reformen zgjedhore", theksoi Uollfarth, duke mos anashkaluar keshtu, kostot qe i shkaktoi vendit, sipas tij, opozita me qendrimin e gjate jashte dyerve te Kuvendit, duke marre ketu parasysh faktin se vendi yne nuk mori statusin e vendit kandidat as kete vit. Nga ana tjeter, duke u ndalur gjate te lufta kunder korrupsionit, Uollfarth theksoi se OSBE mbeshtet si institucionet vendase, ashtu edhe shoqerine civile, ne promovimin e parimeve te qeverisjes se mire dhe ne marrjen e masave te tjera per te luftuar korrupsionin. "Korrupsioni shkaterron ekonomine, cenon stabilitetin social dhe shkaterron besimin e publikut. Korrupsioni ul te ardhurat nga tatimet, krijon inflacion per sherbimet vendore, deformon konkurrencen private dhe mund te denoje grupet e dobeta me varferi. Perfundimisht, korrupsioni mund te coje ne nje mungese te konsiderueshme stabiliteti dhe madje, edhe ne konflikte te dhunshme", theksoi Uollfarth. Ne kete kuader, sipas tij, duhet te krijohet nje regjister me bindes dhe me i qendrueshem i historikut te vendimeve te gjykates dhe te ndiqet nje politike me e ashper denimesh dhe / ose gjobash ne rastet e korrupsionit, sidomos ne ato raste ku perfshihen zyrtare te larte. Diplomati shtoi se imuniteti i plote i zyrtareve te larte publike, duke perfshire edhe gjyqtaret, mbetet pengese kryesore per nje hetim efikas dhe te suksesshem. Sipas tij, ky imunitet, se bashku me mungesen e nje qasjeje pro-aktive ne ndjekjen e ceshtjeve dhe mungesa e burimeve nga ana e organeve te zbatimit te ligjit, vazhdon te pengoje seriozisht hetimin efikas. "Pervoja ne vende te tjera ka treguar se midis niveleve te larta te korrupsionit dhe niveleve te uleta te angazhimit te shoqerise civile, ka nje lidhje te drejtperdrejte shkakesore", u shpreh ai.

Rama replike me Uollfarth: Vendin e ka bllokuar keqqeverisja

Kryetari i Partise Socialiste ka reaguar dje ndaj deklaratave te ambasadorit te OSBE-se ne Tirane, Eugen Uollfarth, ne lidhje me ngjarjen e 21 janarit dhe krizen politike dyvjecare te opozites. Ne adresen zyrtare ne rrjetin social Twitter, Rama shkruan se ngjarja e 21 janarit nuk do te mbyllet pa thene fjalen e fundit drejtesia. Ndersa ne lidhje me krizen politike, Rama akuzon keqqeverisjen aktuale. Kreu i PS-se i kundervihet ne menyre te drejtperdrejte deklaratave te nje diplomati te huaj, i cili ka shprehur qendrimin per vonesat qe solli bojkoti i opozites. "21 janari s'mbyllet kurre pa ndeshkimin e vrasesve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja e zgjedhjeve e keqqeverisja, i dashur ambasador i OSBE!", shkruan kreu i PS-se ne rrjetin social "Twitter". Reagimi i kreut te PS-se ne rrjetin social vjen pas qendrimit te ambasadorit ne takimin e zhvilluar dje, me studentet e drejtesise, ku Uollfarth foli per ceshtjet qe kane te bejne me korrupsionin e zyrtareve, por edhe problemet politike te dy viteve te fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›