E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi, i pasurive, si do behet tek noteret Rozeta Rapushi

Qe nga muaji mars i vitit te ardhshem, te gjithe shtetasit e Tiranes dhe te Durresit, nuk do te qendrojne me ne radhe per regjistrimin e pasurive. Por per te shitur apo blere prona, veprimet do te kryhen brenda pak ditesh ne nje zyre noteriale. Ky eshte thelbi i projektligjit per ndryshime ne ligjin "Per Noterine", te cilin ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, e mbrojti dje ne komisionin parlamentar te ligjeve.

Votimi

Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi dje me shumice votash projektligjin "Per Noterine". Sipas ministrit Eduard Halimi, ky projekt bazohet ne venien ne funksion te regjistrit elektronik te pasurive te paluajtshme. "Palet e perfshira ne transaksion, i kryejne pagesat ne llogarite bankare te noterit, por jo me kosto shtese. Noteri me pas, merr pergjegjesine e verifikimit ne arkivin dixhital. Nje proces i tille mundeson qe te mos ndodhin me fenomene te shitjes se banesave dy apo tre here", theksoi Halimi. Sipas tij, me kete ligj, qytetaret e Tiranes dhe te Durresit dhe prej vitit 2013 i gjithe vendi, do te harrojne radhet e gjata ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Kjo, pasi per te shitur apo blere nje prone, te gjitha veprimet qe kryheshin ne 6 hapa per nje periudhe 30 ditore ne hipoteke, tashme mund te kryhen ne nje kohe te shkurter te nje zyre noterie. Ndonese skeptike, deputetet socialiste e vleresuan nismen ligjore. "Nuk me ben shume optimist, ndonese patjeter duhet thene se eshte pozitive, si qellim. Por ajo qe ende ne nuk kemi te qarte, eshte fakti se, qe nje gje te jete e qarte, duhet te jete e prekshme dhe e provuar", u shpreh nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj. Ne kete kuader, opozita abstenoi ndaj kesaj nisme ligjore, nderkohe qe vetem deputeti i PS-se, Arben Isaraj, votoi kunder. Nderkohe Dhoma Kombetare e Noterise, me 378 anetare ne perberje te saj, mbeshteti draftin e propozuar. Por kerkoi te kryente edhe rolin e agjentit tatimor duke marre persiper edhe pagesen e tatimit mbi vleren e shtuar te objektit te shitur. Ministri Halimi sqaroi se ky eshte nje vendim ende ne diskutim, i cili pas konsultave do te merret nga ministri i Financave.

Projektligji

Qytetaret qe kerkojne te shesin apo blejne nje prone, nuk do te shkojne me ne hipoteke, por te gjitha veprimet do t'i kryejne ne nje kohe te shkurter te nje zyre noterie. Projekti i veprimeve online nga noteret ne hipoteke, qe percaktohet ne projektligj, synon te shmange procedurat dhe te minimizoje korrupsionin. Zbatimi i ligjit do te nise ne 1 mars 2012, kur perfundon edhe dixhitalizimi i plote i hipotekes se Tiranes dhe Durresit, ndersa ne vitin 2013, ky proces eshte gati te aplikohet ne gjithe vendin. Palet e perfshira ne transaksion i kryejne pagesat ne llogarine bankare te noterit, por jo me kosto shtese. Projektligji e ngarkon noterin me pergjegjesine e verifikimit te pronesise ne arkivin dixhital.

Berisha: Lehtesim i barres burokratike per bizneset

Kryeministri Sali Berisha i vleresoi pak kohe me pare, ndryshimet ne ligjin "Per Noterine", si nje lehtesim real te barres burokratike mbi biznesin, duke i dhene ketij institucioni detyrimin per te permbushur pergjegjesine e tij. Berisha tha se me keto ndryshime, institucioni i noterise synon modernizimin dhe vendosjen e veprimtarise se tij online, per te bere nje transparence te plote te punes se tij. "Sjell nje novitet, nje lehtesim real te barres burokratike mbi biznesin dhe i jep ketij institucioni, i cili ne cdo kohe, ne cdo vend, eshte nje institucion themelor, pra i jep detyrimin per te permbushur pergjegjesite e tij, synon modernizimin dhe vendosjen e tij online, per te bere transparence te plote te punes se tij", u shpreh kreu i qeverise, gjate prezantimit te tij kohe me pare ne mbledhjen e qeverise. Madje, ai pergezoi edhe noteret qe e mbeshtesin kete nisme, duke theksuar se keshtu mundesohet thjeshtimi i disa procedurave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›