E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama, dy humbje, asnje doreheqje

Kryeministri Berisha, ne fjalen e mbajtur ne Kongresin e 20-te te PPE-se, pasi ka bere nje paraqitje te zhvillimeve dhe ecurise se Shqiperise pergjate viteve te fundit, ka kritikuar qendrimin bojkotues te opozites per dy vjet me radhe, duke akuzuar kryetarin e PS-se, Rama, se nuk ka lejuar grupin e PS-se te votoje reformat ne Kuvend. Qendrim ky, i cili bllokoi marrjen e statusit te vendit kandidat. Shefi i qeverise shqiptare tha se zgjedhjet e shkuara parlamentare ishin brenda standardeve nderkombetare, por u kundershtuan per qellime politike nga kreu i selise roze, ashtu sic beri edhe per rezultatet e zgjedhjeve vendore. Sipas Berishes, ne te dyja rastet Rama nuk dha doreheqjen. "Pas vitit 2009, te dashur miq, lideri i opozites socialiste mbajti qendrimin qe nuk i njihte zgjedhjet. Ne te njejten kohe, ai mblodhi kongresin, ndryshoi statutin, ne te cilin shkruhej: nese lideri humbet zgjedhjet, ai duhet te jape doreheqjen; dhe vendosi nje nen: kur lideri humbet zgjedhjet, kur partia humbet zgjedhjet, lideri nuk duhet te jape doreheqjen. Ky ishte problemi i tij, jo i imi", tha Berisha, i cili shtoi se pavaresisht ketij qendrimi, mazhoranca filloi dialogun ne Parlamentin Evropian me te dyja grupet, me besimin te thelle, qe pavaresisht spektrit, vota e lire eshte e njejte per te gjithe. Kryeministri ka vleresuar proceset zgjedhore te realizuara ne vendin tone duke thene: "Ne kemi vuajtur nga zgjedhjet, por zgjedhjet e vitit 2009 u kualifikuan si zgjedhjet qe kane permbushur shumicen e standardeve te OSBE-se, si zgjedhje ku nuk ka pasur deshmi per manipulime ose numerim te parregullt. Zgjedhjet e vitit 2011 u konsideruan si konkurruese dhe te drejta, ndonese me disa probleme teknike". Me tej, kreu i qeverise ka shtuar se projekti i integrimit te Shqiperise ne BE eshte i vetmi projekt madhor per Shqiperine. "Opozita, pasi humbi zgjedhjet lokale, me nje humbje shume te gjere, pranoi ekzaktesisht ate cfare une u kisha ofruar pergjate dy viteve. Por, pergjate dy vjeteve statusi u bllokua, sepse ata kurre nuk pranuan te votonin asnje reforme te BE-se ne Parlament. Ata nuk pranuan te votojne ne Parlament. Tani, fale zgjedhesve shqiptare, jeta i eshte kthyer normalitetit, mesimet u nxoren dhe ju siguroj se ne mbetemi te angazhuar dhe do te qendrojme me principet qe ndajme se bashku", tha Berisha. "Per realizmin e ketyre projekteve madhore,- tha kreu i qeverise shqiptare,- nuk ka munguar mbeshtetja, ndihma e madhe nga Presidenti Martens, Presidenti Joseph Daul, parti simotra dhe per kete, shqiptaret ju jane shume mirenjohes."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›