E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muriqan, shket toka, rrezikohet shembja e 10 banesave

Sipas inxhinierit gjeolog, Stake Vukaj, "situata është shumë kritike, ndaj duhet ndërhyrë menjëherë pasi shtëpitë janë drejt një rreziku të paralajmëruar dhe aksi rrugor i Muriqanit, drejt bllokimit". 

SHKODËR - Shkarja masive e tokës po rrezikon shembjen e 10 shtëpive të fshatit Muriqan dhe dëmtimin e bllokimin e aksit rrugor që lidh qytetin me pikën kufitare me Malin e Zi. Sipas inxhinierit gjeolog, Stake Vukaj, "situata është shumë kritike, ndaj duhet ndërhyrë menjëherë pasi shtëpitë janë drejt një rreziku të paralajmëruar dhe aksi rrugor, drejt bllokimit". Sipas inxhinierit gjeolog, kjo rrugë është ndërtuar 5 vjet më parë, por "pa një studim dhe monitorim të mirëfilltë nga ana e specialistëve gjeologë". Në pritje të zgjidhjes së kësaj situate, shumica e banorëve janë larguar nga vendi i rrezikuar. "Disa familje nuk kanë mundur të vazhdojnë të jetojnë me frikën se një tragjedi mund t'u ndodhë nga momenti në moment dhe janë larguar nga shtëpitë", - sqaron inxhinieri Stakë Vukaj. Mësohet se shqetësimi është përcjellë në të gjitha strukturat shtetërore, nga ku pritet dhe zgjidhja.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›