OSBE Grossruck Ngerci pengese per integrimin e Shqiperise ne BE

SHKODER- Ngerci politik qe ka mberthyer vendin prej gati 2 vitesh e ka penguar integrimin e Shqiperise ne strukturat e Bashkimit Evropian. Kjo sjellje e klases politike e specifikisht opozites eshte nje dem i madh qe po i behet vendit prandaj te gjithe duhet ti permbahemi rregullave te demokracise. Ky eshte qendrimi i zv. presidentit te OSBE Wolfgang Grossruck i shprehur nga qyteti i Shkodres ku ka qene i pranishem dhe ka zhvilluar disa takime me drejtuesit vendore.
Diplomati austriak ka kerkuar qe te gjithe te ndjekim rregullat e qarta qe na i dikton demokracia. Opsioni i zgjedhjeve te parakoshme per Grossruck shihet i perjashtuar pasi sipas tij vendi i mbajti zgjedhjet ne 2009 dhe ato u certifikuan nga OSBE vit ne te cilin ai vete ishte kryetar.
Te besh politiken ne rruge demton imazhin e te gjitheve pa perjashtim prandaj ne nje shoqeri te civilizuar diskutimet behen ne parlament- ka theksuar Grossruck. Sipas Grossruck opozites nuk i mbetet gje tjeter vec pjesmarrje ne kete proces pasi kete e kerkojne te gjitha institucionet nderkombetare dhe mbi te gjitha demokracia e nje vendi.
Grossruck ka qene i ftuar nga Kryetari i Bashkise Shkoder per te qene pjese e festimeve te karnavaleve te cilat i ka vleresuar ne maksimum per organizimin dhe menyren se si u prezantuan.
Me heret gjate dites Kryetari i Prezences se OSBE-se ne Tirane ambasadori Eugen Uollfarth eshte shprehur se 8 Marsi Dita Nderkombetare e Grave dhe zgjedhjet e ardhshme vendore ofrojne nje mundesi te mire per te theksuar mbeshtetjen tone te vazhdueshme per nxitjen e barazise gjinore. Ai ka bere thirrje qe grate te jene pjese e pandashme e qeverisjes dhe proceseve demokratizuese ne vend. Une besoj fuqimisht se pjesemarrja aktive e grave ne jeten publike dhe politike te vendit eshte me rendesi te madhe per nje shoqeri demokratike moderne dhe paqesore eshte shprehur Uollfarth.
Kreu i OSBE-se ne Tirane lidhur me zgjedhjet e ardhshme per pushtetin vendor tha se eshte e rendesishme tu ofrohet e gjithe mbeshtetja e mundshme kandidateve gra sikurse eshte me rendesi zbatimi ne praktike i kuotave gjinore prej 30. Uollfarth duke iu referuar nje perfundimi te nje projekti trevjecar per rritjen e rolit te gruas ne qeverisje tha se grate anembane vendit deshirojne te kandidojne ne zgjedhje dhe te votojne.