E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Hapen të gjitha vendvotimet në Kosovë

Të gjitha 90 vendvotimet të mundësuara nga OSBE, për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë, u hapën sot në Kosovë në ora 07.15, njofton përmes një deklarate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë.

Kam kënaqësinë të raportoj për hapjen me kohë të të gjitha vendvotimeve këtë mëngjes, tha shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Almhofer.

OSBE iu mundëson personave që jetojnë në Kosovë me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë.

Marrëveshja është arritur edhe për zgjedhjet parlamentare, të cilat po ashtu u organizuan më 6 maj, bashkë me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Zgjedhjet e 6 majit, janë zhvilluar në mënyrë të qetë në Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›