E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni përplaset me kamionin, dy të plagosura

Foto Ilustruese

LUSHNJE- Dy vajza kane mbetur te plagosura kur furgoni me te cilin udhetonin eshte perplasur me nje kamion. Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem ne afërsi të fshatit Grabian.

Sipas te dhenave te para vajzat e plagosura jane identifikuar si Anila Çela 27 vjeçe dhe Erjola Bello 24 vjeçe.

Sipas policise, furgoni me targa AA 007 T, me të cilin udhëtonin dhe dy vajzat e aksidentuara, ka goditur nga pas kamionin me targa AA 864 CJ.

perplasja ka qene e forte dhe nje nga vajzat mesohet se ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve, nderkohe qe te lenduarat jane transportuar me urgjence ne spital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›