OSBE Morrem garanci qe nuk ka dhune

Presidenca lituaneze e OSBE-së deklaron se ka marrë garancitë nga Berisha dhe Rama që në tubimet e ardhshme nuk do të ketë dhune. Zëvendësministri lituanez i Punëve të Jashtme, Evaldas Ignatavičius, i dërguar në Tiranë në cilësinë e negociatorit për një zgjidhje bën apel për ulje tonesh dhe rikthim dialogu. Në konferencën për shtyp Ignatavičius, bën dhe një tentativë të fundit për të kërkuar anullimin e mitingut të së premtes.
• Martony: Po vini në lojë të ardhmen e vendit
"Unë kam patur telefonata me kryeministrin e shqiprisë dhe kryesocialistin edi rama për ti kërkuar që t’i shtynë këto ngjarje masive të planifikuara në ditët e ardhsme duke gjykuar se mund të cojnë në dhunë dhe dëme të mëtjeshme . Që të dyja palët shprehën angazhimin për të qëndruar larg përdorimit të dhunës në ngjarjet e planifikuara masive në ditët dhe jvët e ardhshme. Ashtu si zoti Lajcak edhe unë jam i mendimit se një investigim i paanshëm i ngjarjeve të 21 janarit mund të cojë në një qetësim të tensionit. Të ulin tonet e debateve politike. të mos përdorin gjuhë të ashpër, gjuhën e urrejtjes e cila thjesht mund t’i konvertojë këto demostrime paqësore në demostrime të dhunshme", tha ai.
OSBE ofrohet e gatshme të japë asistencën e saj, në gjetjen e një zgjidhjeje. Dhe sipas zyrtarit të këtij institucioni, ndonëse është ende herët për të folur për rezultate konkrete, duhet që dialogu të futet në linjat e tij institucionale dhe kushtetuese.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e enjte , 27 janar 2011 )