E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, pranga për ngjarjet kriminale

Për të bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve kriminale, gjatë ditës së sotme, strukturat për hetimin e krimit bënë të mundur arrestimin në flagrancë për veprën penale të vjedhjes të shtetasit Alfred Shelku, 31 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë në lagjen 16 Durrës, zona e quajtur "Ish-Kënetë", pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit me inicilae H.A, 53 vjec.

Vec tij është bërë e mundur dhe prangosja e shtetasit Klodian Muça, 30 vjec, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje të pasurisë në bashkëpunim. Shtetasi në fjalë i cili akuzohet për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, u kap në flagrancë nga shërbimet e strukturës kundër narkotikëve në lagjen 16 Durrës, në një ndërtesë të braktisur dhe gjatë kontrollit, iu gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 1,45 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit heroinë, e ndarë në 4 qese të bëra gati për shitje. Ndërkaq është bërë e mundur dhe ndalimi i shtetases Rezarta Gjermas, 28 vjeçe, banuese në rrethin Fier.

Kjo shtetase është dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Kapja e saj u bë e mundur nga struktura kundër narkotikëve Durrës, pasi shtetasja në fjalë ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mësipërme.

Materialet proceduriale lidhur me 2 rastet e arrestimeve në flagrancë iu kaluan Prokurorise se rrethit Durres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›