E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia nuk garanton manifestimin e Opozitës

Ditën e premte, në kujtim të tre viktimave gjatë demonstratës së 21 janarit, Opozita nën drejtimin e Partisë Socialiste, do të organizojë një protestë paqësore

(Gazeta Albania) – Tiranë, 27 janar - Policia e Tiranës deklaroi se efektivi i saj nuk garanton mbarëvajtjen e manifestimit-homazh të paralajmëruar nga Opozita e Bashkuar.

Ditën e premte, në kujtim të tre viktimave gjatë demonstratës së 21 janarit, Opozita nën drejtimin e Partisë Socialiste, do të organizojë një protestë paqësore, por me mesazh të fortë ndaj qeverisë, të cilën ajo e akuzon për vrasjet e tre mbështetsve të saj.

Blutë e kryeqytetit argumentuan në deklaratën tyre: “Më 21 janar u goditën punonjësit e policisë dhe institucionet. Gjatë demonstratën së 21 janarit ka pasur njerëz të armatosur”.

27 Janar 2011

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›