E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli i kryesise se BE Po vini ne loje te ardhmen e vendit

Krerët e partive politike në Shqipëri po vënë në lojë të ardhmen e vendit dhe për këtë duhet të ndërgjegjësohen. Mesazhi vjen një ditë para demonstratës së rradhës opozitare, nga ministri i Jashtëm i Hungarisë, Janos Martony vendi i të cilës mban presidencën e BE këtë 6 mujor.

"Dua te shpresoj se te gjitha forcat politike do te jene ne gjendje te kuptojne rendesine historike, se çfare ato po vene ne loje ne kete moment. Mesazhi im tani eshte qe te qetesohet situata, te behet nje hetim gjyqesor objekiv. Per mua gjeja me e rendesishme tani eshte qe gjendja ne vend te qetesohet, te synohet per te bashkupunuar, per te vendosur dialogun mes partive", tha Martony.

Edhe Tanja Fajon, eurodeputetja e cila luajti një rol të konsiderueshëm në liberalizimin e vizave të shqiptarëve, bën thirrje "Stop dhunës". "Une ju bej thirrje te gjitha paleve: ju lutem mos perdorni dhune. Mos mbani qendrime te cilat nxisin dhunen. Manifestimet te jene paqesore dhe te ligjshme.  Nuk duhet bere dhune ne rruge. Eshte me shume rendesi qe njerezit te jetojne ne paqe dhe qe imazhi i Shqiperise te mos demtohet, ne menyre qe ajo te mos kete me te tilla pasoja dhe te behet vend kandidat i BE-se. Une jam nje dashamirese e Shqiperise dhe deshiroj qe gjerat te zgjidhen ne menyre paqesore", tha Fajon.

Gjatë gjithë javës kanë qenë intensive apelet ndërkombëtare për të shmangur ripërsëritjen në Tiranë të skenareve të ngjashëm me 21 janarin.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›