E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE: Nuk është koha për ndryshime në Kod

TIRANË- Partia Demokratike propozoi dje në tryezën e dytë të bisedimeve, që

për ndryshimet në Kod Partia Socialiste të merrte një vlerësim paraprak nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Megjithatë, duket se OSBE/ODIHR këtë çështje e konsideron të mbyllur. Edhe dje, ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Ëollfarth, i pranishëm në tryezën e bisedimeve me dyer të mbyllura, mësohet të ketë thënë se nuk ka kohë për ndryshimet në Kod. Të paktën kështu u shpreh dje pas tryezës republikani Arjan Madhi. “Ne gjetëm edhe mbështetjen nga ambasadori i OSBE-së, i cili vuri theksin edhe njëherë se nuk është koha që të bëhen amendime në Kodin Zgjedhor, ndërsa ne tërësisht aktorët e tjerë u shprehëm se do pranonim ndryshimin e Kodit vetëm pasi ato të certifikoheshin nga organizmat kompetente, si OSBE/ODIHR, apo Komisioni i Venecias”, - tha dje Madhi pas tryezës së zhvilluar. Dy ditë më parë, në takimin e parë të organizuar nga Partia Demokratike, Ëollfarth theksoi se reforma zgjedhore duhet të bëhet menjëherë pas ditës së zgjedhjeve. “...këtu po trajtohen edhe probleme të së kaluarës dhe këto duhet të trajtohen në kohën e duhur. Ju takon juve që të identifikoni se çfarë duhet bërë para ditës së zgjedhjeve, 8 Majit. Megjithatë, pjesa më e madhe që unë pres dhe shpresoj të fillojë së shpejti, janë bisedimet për reformën e Kodit Zgjedhor menjëherë ose shumë shpejt pas ditës së zgjedhjeve”, - u shpreh Ëollfarth dy ditë më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›