E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dako Partneritet mes privatit dhe popullit per te ecur perpara

Aleanca per te Ardhmen Kandidati i Partise Socialiste premton investime edhe pa ndihmen e qeverise

Vangjush Dako kerkon nje mandat te dyte personal dhe te tretin radhazi per Partine Socialiste. Edhe pse mendon se vota e 8 majit eshte edhe politike ai eshte fokusuar te projektet per qytetin. Ne intervisten per Shqip ai sqaron perse nuk ka mundur te coje deri ne fund disa nga projektet e nisura dhe cdo te beje ne mandatin tjeter.

Si e vleresoni ecurine e fushates elektorale deri tani

Fushata deri tani ka qene intensive dhe ka shkuar mire. Nga ana formale dhe konkrete ajo ka ardhur gjithnje e ne rritje. Ketu ndikon edhe eksperienca katervjecare qe na ka bere te vleresojme situatat anet pozitive por edhe gabimet dhe ti shfrytezojme ato.

Jo vetem zgjedhje administrative por edhe me rendesi te vecante politike. A eshte e drejte nje beteje e tille politike per qytetin qe kerkon miradministrim dhe vizion zhvillimi

Zgjedhjet lokale nuk jane realisht politike pavaresisht se kandidatet mbeshteten nga forcat politike perkatese por ka disa vite qe Partia Socialiste kundershton rezultatet e zgjedhjeve te 2009-s dhe si te tilla zgjedhjet aktuale per pushtetin vendor marrin rendesi politike.

Ku bazohet programi juaj me te cilin kerkoni serish votat e durrsakeve

Programi yne bazohet ne pervojen katervjecare te te njohurit mire te te gjitha nevojave ne cdo sektor te jetes se qytetareve te Durresit dhe mbeshtetet ne premtime reale te cilat jane te mundshme per tu realizuar me kapacitetet financiare te bashkise pa ndihmen e qeverise dhe institucioneve financiare.

Kundershtaret kane folur per grumbullim lenie menjane enkas te fondeve nder vite ne funksion te investimeve ne kete vit elektoral.

Gjate vitit 2011 Bashkia e Durresit nuk ka bere asnje investim pasi akoma nuk eshte bere buxheti. Te gjitha punimet investimet qe jane mbyllur tani kane nisur ne vitet 2009-2010 dhe buxheti me keto investime eshte miratuar ne Keshillin Bashkiak qe perbehet nga 15 keshilltare te se majtes dhe 30 te mazhorances se djathte. Ata mund ta kishin rrezuar buxhetin me forcen e votes nese do te dyshonin por e kane miratuar vete keshtu qe pretendimet jane te paqendrueshme.

Z. Dako jeni akuzuar nga rivali juaj dhe per shperdorim detyre perfitime te drejtperdrejta nga pushteti qe zoteroni ne favor te biznesit te familjes suaj. Konkretisht per nje katerfishim te te ardhurave te firmes 3D gjate mandatit tuaj.

Ai ka shkuar dhe me tutje duke thene se do te jape doreheqjen nese nuk do te jene te sakta deklarimet e tij per firmat perfituese. Une ju ftoj juve si gazetare qe ti shikoni te dhenat e servirura dhe ne rast se rezulton qe pretendimet e Xhaferajt jane te verteta e jap une doreheqjen. Ai genjen mashtron qytetaret e Durresit edhe sepse ketu nuk ka nje media investigative qe tu shkoje deri ne fund thenieve te kandidateve dhe ju do te tregonit qe Xhaferaj do te ishte ne kushtet e doreheqjes. Une nuk marr seriozisht asnje nga theniet e Xhaferajt dhe kjo eshte edhe forca ime e madhe dhe jam i bindur qe do te fitoj me 8 maj. Genjeshtrat e Xhaferajt nuk i ha me asnje qytetar i thjeshte. As shpifjet e tij.

Durresi vuan mungesen e plazheve publike por dhe problematika te tjera ndeshen ne sezon. A do te kete nje shperndarje me te drejte te raportit privat-publik kete sezon dhe ne vazhdim

Ky padyshim eshte nje nga problemet me te medha dhe me te veshtira qe kam pasur gjate mandatit katervjecar ndarja e plazheve publike. Ekziston nje kontradikte e jashtezakonshme e operatoreve turistike e njerezve qe jane te lidhur me biznese ne plazh por njekohesisht edhe e qytetareve qe kerkojne sa me shume hapesira publike dhe jemi munduar ta menaxhojme por ka vend per nje menaxhim me te mire ne kete mandat.

Z. Xhaferi e sheh si terheqje turistike ngritjen e portit te peshkimit ne kalaten zero te Portit Detar ndersa ju e kundershtoni. Pse

Porti i peshkimit ne ate vendndodhje do te ndote mjedisin e krejt shetitores turistike qe kemi dhe nga ana tjeter do te rrise trafikun ne qytet. Kjo do te jape nje imazh shume te keq te qytetit te vizitoret qe vijne nga ana e detit me ate flote peshkimi te shkaterruar. Ne jemi shume te interesuar qe industria e peshkimit te zhvillohet por problemi i kesaj industrie nuk eshte mungesa e portit per te ankoruar barkat. Problemin peshkataret e kane me qeverine qe tu heqe akcizen tua jape naften pa akcize. Keto jane problemet qe duhet te zgjidhe z. Xhaferaj pasi problemi i peshkatareve nuk zgjidhet thjesht me ndertimin e portit. Ne kemi percaktuar ne ate vendndodhje nje port per jahte dhe plani rregullues e rekomandon me force se ne cepin perendimor te kalates se portit aktual te mos kete industri peshkimi por vetem industri turistike.

Si e konsideroni rivalin tuaj Mendimi juaj per te.

Me ka zhgenjyer totalisht rivali. E mendoja njeri qe e njihte qytetin sepse ka qene drejtor i nje ndermarrjeje te madhe si hekurudhat ka qene kryetar i Partise Demokratike per qytetin e Durresit ka qene deputet tri here dhe dy vjet minister. Dhe te mos njohesh problematikat e qytetit tend por ne cdo fjale vetem te besh gafa e te genjesh te mashtrosh kjo fushate e ka demaskuar plotesisht Ferdinant Xhaferajn. Une nuk e marr me seriozisht ate. shte bere personazh barsoletash jo vetem ne nivel lokal por edhe ne nivel kombetar qe nga ajo me eshtrat e Ismail Qemalit dhe te cilesia e diellit. Gjithcka do te harrohet nga kjo fushate. Do te harrohet edhe ai qe do te humbase por cilesia e diellit te Ferdinantit nuk ka per tu harruar kurre.

fare mendoni per programin e rivalit tuaj qe mbeshtetet te tre T dhe cfare sjell ndryshe ajo e juaja e bazuar ne kater P

Partneriteti Publik-Privat-Popullor eshte nje nisem e re qe eshte perqafuar nga qytetet europiane pas nje samiti te organizuar ne Lion. Nuk eshte nje nisme e shpikur nga Vangjush Dako dhe ne e shohim si nje partneritet qe zgjerohet dhe me komunitetin. Kjo kupton nje bashkepunim me te ngushte dhe konkret mes institucionit publik qe eshte bashkia privatit dhe popullit qe mund te jete investitor ne projekte te medha qe ka bashkia. Pra nje perfshirje me e madhe e qytetareve ne jeten dhe zhvillimin e qytetit. Per sa i perket programit te bazuar te tre T do te thosha se eshte nje slogan shume i vjeter per Durresin tone qe gjate gjithe jetes se vet i ka pasur transportin turizmin dhe tregtine si elemente te vetat. Programi i tre T nuk sjell asgje te re. Madje dhe ato qe ka jane te kopjuara keq nga programi yne pasi eshte me vonese ne kohe dhe kur je vone kthehesh ne Don Kishot.

Durrsaket vuajne prej shume vitesh per uje te pijshem. Megjithese vitet e fundit ka permiresim prape situata eshte larg deshires qe eshte kthyer ne enderr per durrsaket.

Furnizimi me uje ne nivelet qe ne kerkojme nuk mund te realizohet me ndermarrjen dhe menyren sesi funksionon ajo sot. Mendoj qe ndermarrja duhet te ndahet ne dy pjese ne nje ndermarrje qe te merret vetem me furnizimin pra te sjelle ujin ne depo dhe te jete ndermarrje me kapital shteteror dhe nje ndermarrje tjeter kjo e sotmja te merret me shperndarjen menaxhimin e cila te jete private. E njejta skeme qe u ndoq ne rastin e furnizimit dhe shperndarjes se energjise elektrike. Vetem keshtu mund te kete zgjidhje afatgjate te ujesjellesit ne Durres ndersa per sa u perket zgjidhjeve afatshkurtra eshte menaxhimi i mire i Ujesjelles-Kanalizimeve sh.a. qe aktualisht ka trefishin e punonjesve qe duhet te kete. Me ndryshimin qe do te sjelle 8 maji dhe ne keshillin bashkiak ky organ do ta marre kete ndermarrje ne varesi duke mundesuar menaxhim te mire te saj por nuk u premtojme qytetareve zgjidhje perfundimtare te problemit te ujit.

A po e perdorni kundershtimin per ndertimin e TEC-it per te fituar votat e qytetareve

Po por vetem me nje ndryshim se kemi nisur te ngreme zerin zyrtarisht dy vjet me pare kunder ketij TEC-i jo sot. Nuk kemi kundershtuar apriori por me bindje. Realisht vete ne fillim kam qene skeptik dhe kam dashur te shoh projektin te njihem me ndikimin ne mjedis dhe kur kam pare pasojat por edhe reagimet e qytetareve te mi qendrimi im eshte i palekundur fare per mosndertimin e TEC-it ne Porto Romano.

Ka premtime te 2007-s te pambajtura nga ju. Pse dhe cilat jane premtimet tuaja konkrete qe do te behen realitet gjate kater viteve te ardhshme ne rast fitoreje

Ato premtime qe nuk jane mbajtur kane lidhje me pengesat qe kemi hasur ne veprimtarine tone si edhe mosfunksionimit te mire te qeverise qendrore dhe pjese te agjencive ndermarrjeve te saj ketu qe nuk na kane dhene mundesi te bejme realitet premtimet per biblioteke dhe kinema. Qyteti nuk eshte se nuk e ka nje biblioteke por mundesite per te ndertuar nje te re duan nje terren dhe bashkia nuk eshte pronare e asnje metri toke. Bashkia eshte pronare e shesheve rrugeve kopshteve cerdheve shkollave dhe qe te ndertoje i nevojitet truall per ndertim. Ne asnje rast te vetem dhe kur kemi kerkuar sic kemi bere per godinen e Drejtorise se Hekurudhave 3 vjet me pare nuk na u dha prandaj them se Xhaferaj kopjon keq se sot thote se do ta ndertoje po aty. Premtime te tjera te pambajtura mund te jene te paperfillshme por kemi mbajtur premtimin per permiresimin e cilesise se jetes ne qytet. Kemi hequr balten dhe i kemi dhene vlere pasurise se cdo qytetari ne cdo zone te bashkise. Do te vazhdojme rrugen qe kemi nisur per permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve ne zonat periferike investime ne infrastrukture do te vazhdojme ndertimin e rruges paralel me portin qe mbahet peng nga Drejtoria e Hekurudhave pa arsye ndertimi i trajektores turistike qe perfshin 8 sheshe dhe 8 rruge 4 prej te cilave jane bere u premtojme qytetareve ndertimin e 217 apartamenteve te tjera me kosto te ulet. Premtojme ndertimin e projektit Vija e Kalter prej te cilit qytetaret do te perfitojne dhe 15 km plazh te ri si dhe ndertimin e bibliotekes kinemase e pishines dhe nje qendre krijuese per rinine 3 cerdheve 2 shkollave te reja 9-vjecare dhe 1 gjimnazi te ri si edhe 6 000 peme te tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›