Kosovë, Hoxhë Irfan Salihu ofendon rëndë femrat- VIDEO
KOSOVE - Ligjërata e Hoxhës nga Prizreni Irfan Salihu, i cili ofendon rëndë femrat shqiptare, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë. Videoja e ligjeratës për amoralitetin e femrave shqiptare, ku Hoxha i quan femrat “rruspia”, tashmë është publikuar në internet, ndërsa në Kosovë po flitet për shkarkimin e tij.
Burime të “Express” kanë thënë se Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që ta shkarkojë Hoxhën Irfan Salihu, por kjo nuk do të ndodhë për momentin për shkak të disa procedurave që duhet të ndiqen.
Aktualisht BIK me në krye Naim Tërnavën, është duke ndërmarrë masa mbi kompetencat që ka, rreth fjalëve që Hoxha ka përdorur duke komentuar dhe fyer femrën shqiptare.
Pas publikimit të videos së Hoxhës Irfan Salihu, pati reagime të ashpra edhe nga Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës të cilat e kanë cilësuar gjuhë denigruese "predikimin" që ka bërë Hoxha. Gratë Deputete thanë se Hoxha ka përdorur gjuhë helmuese që dhunon të drejtat e njeriut ndërsa është kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës që të distancohet nga Irfan Salihu.
Nga ana e tij, Hoxha nga Prizreni nuk ka dashur të japë asnjë deklaratë sa i përket fyerjeve në video.
"Standard.info" ka arritur të kontaktojë me Hoxhën Irfanin, por ai nuk ka dashur të flasë duke thënë se nuk është i gatshëm.
“Nuk dua të flas. Nuk dua të japë deklarata. Do t’i lëmë pak kohë kësaj pune sepse është bërë shumë bujë për asgjë”, - ka thënë Hoxha përmes telefonit.
(er.nu/BalkanWeb)