OSBE-ODIHR raport paraprak: KQZ me 4 anëtarë e paaftë për të administruar
TIRANE- Ndërsa partitë politike në Shqipëri janë në mes të fushatës zgjedhore, OSBE-ODIHR publikoi sot raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 23 Qershor.
OSBE-ODIHR shprehu shqetësim për disa çështje lidhur me organizimin e këtij procesi zgjedhor. Në raport theksohen një sërë pikash që përmendin punën e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që aktualisht po funksionon vetëm me 4 anëtarë.
“Vihen re vonesa dhe mos zbatimi i afateve ligjore. KQZ mban takime te shpeshta publike, por megjithatë vendimarrja e tij vuan nga mungesa e transparencës. Vendimet e KQZ-së nuk janë publikuar menjëherë në faqen e saj, siç kërkohet nga ligji. Kjo redukton transparenca e KQZ-së për vendimet e saj. Disa prej vendimeve të KQZ-së janë kritikuar për mungesë motivimi ligjor”-thuhet në raportin paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit.
“Që pas largimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës në prill, parlamenti shkarkoi anëtarin e LSI-së në KQZ I cili u zëvendësua me një anëtar të Partisë Republikane, çka solli edhe dorëheqjen e tre anëtarëve të opozitës që ende nuk janë zëvendësuar”-thuhet në raport. Duke kujtuar se ka disa vendime specifike për të cilat kërkohet që KZQ të ketë mazhorancë të kualifikuar prej 5 votash, raporti vë në dukje se KQZ aktualisht miraton akte normative vetëm me 4 vota.
Raporti i misionit të OSBE-ODIHR thekson se 'KQZ aktualisht po punon vetëm me 4 anëtarë çka e pengon institucionin të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin. Për këtë, në raport kujtohet se Kolegji Elektoral ka shqyrtuar 11 ankesa kundër vendimeve të KQZ-së dhe ndaj dështimit të këtij institucioni për të miratuar vendime.
Sa i përket administrimit të zgjedhjeve, raporti vë theksin tek ndryshimet politike që i bëhen Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.
“Partitë vazhdojnë të zëvendësojnë anëtarët e KZAZ-ve, pas përfundimit të trajnimit të tyre, duke rritur shqetësimin për paanësinë dhe efektshmërinë”-thuhet në raport.
Sipas raportit, klima politike në vend karakterizohet nga polarizimi I gjatë dhe mosbesimi mes dy partive të mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.
“Klima politike është e karakterizuar nga polarizimi dhe mosbesimi mes PD-së dhe PS-së. Shumica e partive pjesëmarrëse janë bashkuar me një nga dy koalicionet për zgjedhjet e ardhshme: 25 parti janë në Aleancën për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim, kryesuar nga PD e kryeministrit, Sali Berisha dhe 37 parti janë bashkuar me Aleancën për Shqipërinë Europiane, e udhëhequr nga PS-ja dhe kreu i saj Edi Rama. Të gjitha partitë aktualisht në parlament kandidojnë brenda këtyre koalicioneve”.
Ndërkaq, lidhur me mjedisin e fushatës elektorale, raporti thotë se deri tani ka qenë e qetë dhe paqësore, por vë në dukje përdorimin e aktiviteteve qeveritare për qëllime elektorale.
"Fushata ka qenë përgjithësisht e qetë dhe paqësore, megjithatë thelbi i fushatës zgjedhore është lënë shpesh në hije nga sulmet verbale ndërmjet dy partive të mëdha".
Raporti i cileson se keto zgjedhje konsiderohen gjerësisht si një test i rëndësishëm për aspiratat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Partitë e vogla
“Ndërsa partitë e vogla kanë shprehur shqetësim për mungesën e mjeteve financiare dhe aksesin e limituar mediatik si dhe për parregullsitë potenciale në ditën e zgjedhjeve, veçanërisht në ditën e numërimit të votave. Këto parti bëjnë fushatë derë më derë ose me takime të vogla me mbështetësit vetëm në zonat ku presin të kenë mbështetje të madhe”-thuhet në raport.
Mediat
Ndërkohë lidhur me kornizën ligjore për mbulimin mediatik, raporti thotë se fushata elektorale ka një mbulim të zgjeruar nga media, por se mungon informacioni për votuesin. Raporti vë në dukje edhe shqetësimin për kasetat e e aktiviteve elektorale që serviren nga subjektet politike, të cilat duhen identifikuar si të tilla në mënyrë që të ruhet besueshmëria e raportimit televiziv. Veç kësaj misioni OSBE-ODHIR ngre shqetësimin se pavarësisht se ligji e ndalon, spotet e financuara nga institucionet publike transmetohen në televizionet private dhe ai publik.
Misioni deklaron se po monitoron aktualisht 6 televizione dhe 4 gazeta.
Numerimi elektronik
Sa i përket përdorimit të teknologjive të reja në këto zgjedhje, përfshirë këtu sistemin elektronik të numërimit të votave për qarkun e Fierit, raporti vë në dukje shqetësimin e disa partive dhe shoqërisë civilë për paaftësinë e këtij sistemi për të lexuar kartat e dëmtuara të indentitetit ose për të parandaluar votimin e shumëfishtë në qendra të ndryshme votimi.
(d.b/e.rusi/BalkanWeb)