OSBE Partite te ofrojne alternativa
ELBASAN - Ambasadori i OSBE Eugen Volfarth tha dje se zgjedhjet jane te shqiptareve dhe atyre duhet tu ofrohet e drejta e zgjedhjeve. Keto jane zgjedhjet e shqiptareve. Do te kete nje mision vezhgimi nga OSBE ODIR por do te kete edhe grupe vezhguesish nga kombet e tjera. Kjo nuk e ndryshon karakterin e zgjedhjeve qe jane te shqiptareve dhe ij takon institucioneve ketu per te krijuar kushtet per zgjedhjet ne menyren e duhur.
Dicka qe duhet bere nga partite politike eshte ofrimi i alternativave - deklaroi ai. Sipas tij njerezit kane te drejten e nje zgjedhjeje prandaj duhet ti ofrohet kjo zgjedhje dhe kjo eshte e rendesishme per zhvillimin e demokracise. Kodi Zgjedhor dhe dekreti i Presidentit tregojne afatet dhe nje prej tyre eshte dita e sotme. Shpresojme qe shqiptaret te kene skemen e plote qe ne fund te bejne nje zgjedhje - theksoi Volfarth.