Shqiptari i thjeshte ka mbetur vetem
Demokracia eshte nje fenomen i ri per shqiptaret. Jo vetem ne shtrirje kohore por edhe ne mendesi. Prandaj eshte veshtire te besosh se shqiptaret sot jane te revoltuar vetem sepse zgjedhjet nuk u bene sipas standardeve demokratike. Eshte po aq e veshtire te besosh se ata protestojne vetem sepse mbeshtesin nje force politike qe nuk ka durim te vije ne pushtet.
Ky eshte nje kendveshtrim qe e thjeshton problemin e sotem te Shqiperise dhe e largon zgjidhjen e situates politike qe per shqiptaret eshte kriza e radhes. Dicka me drejtperdrejt e lidhur me jeten e perditshme i shtyn njerezit te deshperohen dhe te revoltohen aq shume sa te marrin rruget e protestave dhe demonstratave.
Sot shqiptaret e thjeshte perballen me nje krize mosbesimi te gjithanshme. Ata nuk kane shprese qe gjendja e tyre ekonomike do te permiresohet nuk besojne se qeveria ne fuqi perfaqeson interesat e tyre jo me te luftoje korrupsionin jane te bindur se ne vendin tone drejtesia nuk funksionon. Rishtazi ata kane humbur besimim edhe tek qendrimet e nderkombetareve.
Zanafilla e ketij mosbesimi te gjithanshem qendron tek kriza ekonomike si arsyeja me e prekshme e veshtiresive te shqiptareve.
Sot njerezit e thjeshte jane te varfer dhe ndjehen te abandonuar ne varferine e tyre vecanerisht ne fshat. Ka te pakten 20 vite qe ne fshat nuk behet asgje per te ndryshuar gjendjen ekonomike kushtet e jeteses kujdesin shendetesor dhe arsimin. Ne qytet kriza ka rezultuar ne falimentimin e bizneseve sidomos bizneseve te vogla.
Ne Shqiperi sot numerohen nje milion te papune. Paralelisht jeta eshte shtrenjtuar fale rritjes galopante te cmimeve te cdo produkti sidomos te produkteve jetike si ushqimet dhe medikamentet. Gati 83 e konsumit real per fryme ne Shqiperi shpenzohet per ushqime energji dhe medikamente. Kjo do te thote se rritja e cmimeve ne keto zera perkeqeson ne menyre direkte nivelin e jeteses dhe thellon e perhap me tej varferine.
Kriza e remitancave peshon rende gjithashtu. Nga nje milion emigrante shqiptare te shperndare neper bote pjesa me e madhe jane te vendosur ne Greqi dhe Itali dy vende te tronditura nga kriza ekonomike.
Konsekuencat e situates se ketyre vendeve jane reflektuar ne nivelet e larta te papunesise per emigrantet shqiptare te cilet nuk kane me forcen ekonomike te mbeshtesin familjet e tyre ne Shqiperi.
Madje nje pjese vendosen te ktheheshin ne Shqiperi vetem per tu rikthyer perseri mbrapsht sepse ne vendin meme nuk gjeten asnje mundesi per tu punesuar e per te jetuar. Edhe emigrimi sezonal i paligjshem ne Greqi qe sherbente si valvul shkarkimi eshte mbyllur nga kriza.
Perballe varferise gjendet frikshmerisht kriza e rende e korrupsionit - nje burim tjeter per mosbesimin masiv.
Tani vidhet hapur cdo gje me bllok ne dore pa asnje kokecarje per ligjin. Jane denoncuar raste flagrante korrupsioni te niveleve te larta deri tek pazaret me qindra mijera e miliona euro te ish-zevendeskryeministrit.
Afera te tjera si ato te koncesioneve te pastrimit te parave te favoreve antiligjore per kompani te huaja etj me perfshirje ministrash dhe familiaresh jane perfolur dhe jane ne hetim. Por te gjitha keto denoncime nuk kane gezuar asnje reagim nga drejtesia.
Perkundrazi bindja masive e shqiptareve eshte se askush nuk denohet. Ne Gerdec u vrane 26 nerez fale nje aferi te paster korrupsioni me pergjegjesi qe perfshinin ministra sipermarres e nepunesa te larte te gjithe sot te gjendur jashte qelieve te burgut per arsye proceduriale.
Me 21 janar u vrane kater njerez te thjeshte te papune qe demonstronin ne te drejten e tyre ne bulevardin e Tiranes por nuk gjenden as pergjegjesit e as vrasesit sepse gjykata eshte bere nje me pushtetin.
Tashme cdo shqiptar e ka kuptuar se ne kete lufte jetesore ai eshte i vetem dhe eshte ai dhe vetem ai qe paguan dhe jeton konsekuencat e te gjitha ketyre mbrapshtesive.
Por ne vend qe njeriut te thjeshte ti njihet sakrifica atij thjesht i behet nje shpelarje mendjeje. Keshtu kryeministri i refen atij cudira qe variojne ne game nga aventurat e Harry Potter e deri tek pozicione imagjinare si te paret ne bote lulzim ekonomik revolucion industrial zero te varfer kapercim ylberi etj.
Per demonstraten i thuhet se qe puc ushtarak. Per cadrat e demonstruesve i thuhet se qene arme te sofistikuara me plumba dhe helm. Per videon e rende te aleatit qeveritar i thuhet se duhet ekspertize nga SHBA per ta verifikuar ndonese ky verifikim u be. Ne Kuvend i shpalosen sjellje arrogante te pushtetit qe shkel hapur kushtetuten dhe parimet me elementare demokratike.
Te fundit qe bejne sikur nuk e kuptojne kete gjendje jane nderkombetaret te cilet jane bere pjese e burimit te mosbesimit.
Ne retorike cuditerisht njerezit e varfer te vrare mizorisht ne demonstrate i quajne njerez qe humben jeten zgjedhjet e vjedhura fare hapur i konsiderojne gabime te korrigjueshme te tranzicionit manipulimet e padiskutueshme me listat e votuesve qe po ndodhin ne kohe reale thone se do ti monitorojne gjate zgjedhjeve me nje numer me te larte vezhguesish ndersa ndaj shkeljeve te kushtetutes dhe te ligjeve mbyllin syte.
Por kur vjen koha per te vleresuar realisht situaten ne Shqiperi dhe per te hapur negociatat per anetaresimin e vendit ne BE fjalet superfluoze te diplomateve i merr era. Papritmas atyre iu kthehet doza e realitetit per situaten kritike ne vend dhe Shqiperise i refuzohet statusi i kandidatit per ne BE. Madje ky refuzim shoqerohet me nje raport te paprecedent per nga negativiteti per gjendjen e vendit dhe mosrealizimin e reformave.
Njerezit e thjeshte kane 20 vite qe pranojne me urtesi sakrificat e tranzicionit demokracise dhe integrimit duke i paguar ekskluzivisht vete harxhet por tani shikojne qe jane te vetem. Kjo nuk do te thote qe keta njerez te thjeshte duhet te ulin koken duke pranuar realitetin e mosbesimit ne gjithcka.
Jo te gjithe ne duhet te guxojme te kemi vizionin per nje realitet ndryshe nje realitet ku standardi eshte ti sherbesh popullit jo te pasurohesh ne kurriz te tij. E per te gjithe ata qe e konsiderojne kete qasje naive ju kujtoj qe historia na ka treguar se realiteti ndryshohet vetem nga njerez qe guxojne te kene vizion.
Vetem nga njerez qe luftojne per kete princip aq themelor por ende te ri dhe te huaj per ne shqiptaret demokracine e vertete. Sepse eshte pikerisht demokracia ajo qe garanton qe zeri i njerezve te thjesht te degjohet qe prioritetet e tyre ekonomike te respektohen qe ligji te zbatohet dhe qe e gjithe klasa politike te te jete ne sherbim te popullit te saj.