OSBE Pas zgjedhjet te respektohet kuadri ligjor dhe kodi elektoral
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, Eugen Vollfarth, bëri thirrje për respektim të kuadrit ligjor në Shqipëri.
Duke folur nga Pogradeci, ku ishte për një takim me disa OJF, shefi i prezencës së OSBE në Tiranë, tha se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime duke u bazuar vetëm te Kushtetuta.
“E rëndësishme është që procesi të jetë i saktë si dhe të respektohet kuadri ligjor në Shqipëri dhe Kodi”, - deklaroi Vollfarth.
Ambasadori bëri apel që procedurat paszgjedhore në vend të kryhen në përputhje të plotë me ligjin, ndërkohë që ka nënvizuar domosdoshmërinë e hartimit të reformave të reja që situata të mos përsëritet në të ardhmen.
“Procesi zgjedhor në Shqipëri u krye sipas Kushtetutës, ndaj edhe zgjati.
Është e nevojshme që në të ardhmen të bëhen reforma të reja”, - nënvizoi ambasadorit i OSBE-së, Eugen Vollfarth.
Ndërkaq, ambasadori i OSBE në Shqipëri ka deklaruar se raporti përfundimtar i këtij organizmi do të jetë edhe vlerësimi real i procesit zgjedhor.