OSBE SHBA dhe BE Autoritetet te hetojne dhunen ndaj romeve

Kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Ambasadori Eugen Wollfarth Ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Alexander Arvizu dhe Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi Ambasadori Ettore Sequi u kane bere thirrje autoriteteve shqiptare qe te ndermarrin veprimet e duhura per hetimin e personave te cilet pak dite me pare larguan me force dhe i vune zjarrin barakave te dhjetra familjeve rome.
Nepermjet nje komunikate per shtyp OSBE SHBA dhe BE shprehin bindjen se qytetaret shqiptare jane kunder akteve te tilla te dhunes ndaj grupeve dhe pakicave.
Me poshte deklarata e e plote e zyres se OSBE-se ambasades se SHBA-se dhe BE-se.
Ambasadori Eugen Wollfarth Kryetar i Prezences se OSBE-se ne Shqiperi Alexander Arvizu Ambasador i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi dhe Ambasadori Ettore Sequi Shefi i Delegacionit te Bashkimit Evropian ne Shqiperi leshuan sot deklaraten e meposhtme ne lidhje me ngjarjen e koheve te fundit me familjet rome
Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi Ambasada e SHBA-se ne Tirane dhe Delegacioni i BE-se ne Shqiperi jane informuar se prej 20 shkurtit 2011 per disa dite dhjetera familje rome jane larguar me force nga vendqendrimi i tyre prane qendres se Tiranes nga persona te paidentifikuar te cilet u vune zjarrin barakave ku ata jetonin dhe i perzune prej tyre.
Ne verejme se si pasoje e ketyre veprimeve pati lendime te renda dhe nje numer i madh njerezish duke perfshire edhe femije u detyruan te zhvendoseshin nga vendbanimi.
Ne theksojme se Shqiperia eshte angazhuar te zbatoje Planin e Veprimit per Permiresimin e Situates se romeve dhe sintive ne Zonen e OSBE-se si dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave 2009 per Shtimin e Perpjekjeve te OSBE-se per Integrim te Qendrueshem te romeve dhe sintive. Miratimi i ketij vendimi nga Shtetet pjesemarrese te OSBE-se perfshire Shqiperine tregon angazhimin e ketyre vendeve per te luftuar diskriminimin dhe racizmin ndaj romeve dhe sintive edhe nepermjet medias.
Ne Opinionin e tij per aplikimin e Shqiperise per anetaresim Komisioni Evropian ka identifikuar luften kunder diskriminimit dhe mbrojtjen e te drejtave te romeve si fusha paresore te cilave u duhet kushtuar vemendje e vecante nga autoritetet.
Ne kete fryme ne u bejme thirrje autoriteteve pergjegjese te ndermarrin veprimet e duhura per hetimin e ngjarjes shqetesuese te shkurtit per te siguruar qe veprime te tilla te mos perseriten me. Ne i nxisim autoritetet te marrin hapat e duhura per te siguruar asistencen e nevojshme sociale perfshire strehimin per ata njerez qe kane mbetur te pastrehe.
Ne jemi te bindur se shumica e qytetareve jane kunder akteve te tilla te dhunes ndaj grupeve te pakicave.
OSBE SHBA dhe BE bashkohen me perfaqesuesit e shoqerise civile ne thirrjen per ti dhene fund diskriminimit dhe dhunes ndaj familjeve dhe femijeve rome.