E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: 8 Maji, garancia për vazhdimin e projekteve

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në turin paraelektoral në qytetin e Lezhës ka deklaruar se 8 maji do të jetë garancia për vazhdimin e projekteve të mëdha.
 

Duke folur me simpatizantë të LSI-së Meta u shpreh i bindur për fitoren e koalicionit të integrimit duke shtuar se LSI-ja është garancia e vetme për fitoren e tij.
 

Sipas Metës fushata e LSI-së do të bazohe në projekte të mëdha në shërbim të qytetarit duke theksuar se zgjedhjet e 8 majit do të jenë një zgjidhje për ta dhe jo për politikanët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›