Imami Shqiperia rol pozitiv ne rajon

Mal i Zi 16 mars NOA 8211 Ministri i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi ne takimin e ministrave te mbrojtjes se Ballkanit se Shqiperia do te vazhdoje te kete rol pozitiv ne rajon.
Ne takimin e Ministrave te Mbrojtjes se Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore SEECP Imami ka theksuar se bashkepunimi i ushtrise shqiptare eshte nje tregues domethenes te marredheniet rajonale per transformimin e rajonit ne nje model te fqinjesise se mire paqes stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Imami shprehu angazhimin e vendit tone ne luften kunder terrorizmit dhe trafiqeve te paligjshme. Ai theksoi se Shqiperia do te mbeshtese vendet e rajonit ne rrugen e transformimeve per anetaresim sa me te shpejte ne strukturat nderkombetare te sigurise.
Nga ana tjeter Imami e vleresoi si shume te rendesishem dialogun e deritanishem ndermjet Kosoves dhe Serbise si nje faktor esencial per te ardhmen Euro-Atlantike te rajonit.
Takimi i Ministrave te Mbrojtjes se Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore SEECP qe u zhvillua ne datat 14-15 mars 2011 ne Budva Mal i Zi.
Ne takim moren pjese gjithashtu Ministra te Mbrojtjes dhe perfaqesues te MM te vendeve anetare te SEECP. Qellimi i takimit ishte vleresimi i mundesive te vendeve anetare te SEECP per te kontribuar ne fushen e sigurise. Zhvillimet e ketij takimi te rendesishem i pershendeti Presidenti i Malit te Zi Filip Vujanovic. Ne fjalen e tij Presidenti Vujanovic shprehu bindjen se vendet e SEECP do te permbushin te gjitha detyrimet me qellim integrimin e shpejte ne NATO dhe BE.
Takimi u drejtua nga Ministri i Mbrojtjes se Malit te Zi Boro Vucinic i cili vleresoi si shume te rendesishem angazhimin e vendeve te Evropes Juglindore per krijimin e nje rajoni sa me te sigurt e me te zhvilluar bazuar ne marredheniet e fqinjesise se mire e bashkepunimit reciprok.
Ministrat e Mbrojtjes se SEECP konfirmuan edhe njehere rendesine e bashkepunimit rajonal ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise si dhe rane dakord qe te thellojne kete bashkepunim ne interes te integrimit euro-atlantik te vendeve te rajonit.
Procesi i Bashkepunimit te Evropes Juglindore The South-East European Cooperation Process eshte nje forum per dialog politik dhe diplomatik krijuar ne Sofje Bullgari ne qershor te vitit 1996 gjate nje takimi te Ministrave te Puneve te Jashtme te vendeve te Evropes Juglindore.
Qellimi i krijimit te SEECP eshte zhvillimi dhe forcimi i marredhenieve te fqinjesise se mire me synim transformimin e rajonit ne nje zone bashkepunimi sigurie dhe stabiliteti.
SEECP ka 12 vende anetare Shqiperia Bosnje-Hercegovina Bullgaria Kroacia Greqia Maqedonia Moldavia Mali i Zi Rumania Serbia Sllovenia dhe Turqia.
Dokumenti me i rendesishem i SEECP eshte Karta e marredhenieve te fqinjesise se mire stabilitetit sigurise dhe bashkepunimit ne Evropen Juglindore depozituese e se ciles eshte Rumania. Karta specifikon parimet themelore te bashkepunimit dhe fqinjesise se mire ndermjet vendeve te SEECP nepermjet forcimit te bashkepunimit politik e te sigurise bashkepunimit ekonomik social e kulturor ligjit dhe rendit luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale e terrorizmit.
a.k/NOA
Lajme te ngjashmeKlosi Imami e Basha shnderruan Shqiperine ne parajsen e kontrabandes se armeveDemontimi i municioneve hapet rruga per marreveshjen me NATO Kujtohen 30 ushtaret e vrare ne Malin me GropaBerisha-Topi kulisat e anulimit te ceremoniseArben Imami Pse sdo te nderhyje Ushtria Lidhjearben imami Boro Vucinic Filip Vujanovic Procesi i Bashkepunimit te Evropes Juglindore Takimi i Ministrave te Mbrojtjes se Procesit te Bashkepunimit te Evropes Juglindore