E Diel, 1 Nëntor 2026

OSBE: Të shqetësuar për zgjedhjet në Shqipëri, mund të krijohet një destabilitet në gjithë rajonin

zanierOSBE shprehet e shqetësuar për zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier, ka tëhën për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, se situata është shqetësuese dhe për këtë arsye OSBE do të dërgojë në Shqipëri një mision të gjerë vëzhguesish.

Po vëzhgojmë me shqetësim sinjalet të një konflikti politik në rritje dhe ne jemi në pritje të një procesi tejet konkurrues elektoral në këtë klimë kaq të vështirë , tha Zanier.

Sipas tij, ekziston shqetësimi se zhvillimet në Shqipëri mund të minojnë stabilitetin e gjithë rajonit.

Ne shpresojmë se nacionalizmi i tepruar të mos krijojë elemente të destabilitetit në rajon. Në shqipëri OSBE ka investuar aq shumë dhe nuk është e gatshme të pranojë anullimin e këtij investimi, tha ai./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›