Producentja austriake: Pati debat Rama- Ceka, por jo dhunë. Megjithatë Rama ishte arrogant
Çështja e incidentit në Vjenë vazhdon të tërheqë mediat. Balkan Insight e ka rimarrë këtë çështje, duke përmbledhur zhvillimet e fundit në Shqipëri në këtë drejtim.
Për më tepër, Balkan Insight ka pyetur edhe një producente filmash austriake, Eva Hausberger, që ishte e pranishme në takimin e Edi Ramës në Akademinë Diplomatike të Vjenës.
Ajo thotë se megjithëse Edi Rama dhe Edin Ceka patën një debat, ai ishte larg diçkaje të dhunshme.
Kur ndodhi incidenti me Cekën, e pashë kur nisi dhe më pas u largova nga dhoma. Pak më vonë pashë Eginin duke u larguar dhe një mik më tha se ata nisën një debat, por që ishte shumë larg nga goditja e njëri- tjetrit, thotë ajo.
Megjithatë ajo ankohet se Akademia Diplomtike e prezantoi Ramën në mënyrë jokorrekte dhe vetë Rama ishte arrogant.
Rama u prezantua si një lider i mençur, që ka bërë një qytet të bukur- Tiranën, dhe që mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme, tha ajo.
Por ajo që pashë unë ishte një Ramë arrogant, që shmangte përgjigjet ndaj pyetjeve… buzëqeshte dhe përgjigjet ishin ose diçka që ai donte të thoshte vetë, ose ndonjëherë të pavërteta, shton Hausberger./ep