OSBE: Vlerësime negative për zgjedhjet në Maqedoni
Raporti i OSBE ODHIR-it për zgjedhjet në Maqedoni thotë se "ato nuk përmbushën standartet kryesore ndërkombëtare.
Deklaratat e fuqishme vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, ku sipas raportit ka pasur pengesa serioze për të ushtruar të drejtën e votës.
Raporti erdhi pasi njoftimeve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve se incidente ka patur në më pak se dy përqind të vend-votimeve.
Raporti paraprak i OSBE ODHIR-it, në mënyrë direkte konsideron si përgjegjëse autoritetet, të cilat siç thuhet "kanë dështuar që të parandalojnë dhunën dhe frikën në rajonet e banuara me shqiptarë".
Vlerësimi për zgjedhjet sipas raportit është negativ.
Robert Berry, Shef i Misionit vëzhgues tha se ishte e qartë që standardet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së për këto zgjedhje nuk janë plotësuar.
Raporti gjithashtu thekson vrasjen e një personi plagosjen e disa të tjerëve si dhe numëron parregullsi, ndërkohë që thotë se ligji zbatohej në mënyrë selektive.
Dhuna dhe përpjekjet për të bërë manipulime "hodhën hije mbi zgjedhjet, të cilat kryesisht u drejtuan mirë".
Raporti që konsiderohet si më negativi për proceset elektorale në Maqedoni, ende nuk është komentuar nga autoritetet.
Por më herët, kryeministri tha se zgjedhjet ishin të rregullta përveç parregullsive në më pak se dy përqind të vendvotimeve.